18 Nëntor 2024

AKP miraton kërkesen e Trepçes për qiradhënie të disa aseteve

Prishtinë, 3 mars - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt dhe diskutoi për një varg çështjesh të përcaktuara në agjendë, në përputhje me mandatin ligjor.

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi u informua nga menaxhmenti me aktivitetet dhe zhvillimet e fundit të Agjencisë, ndërkaq u diskutua edhe për ndërmarrjen Trepça nën administrimin e AKP-së dhe në këtë kuadër aprovoi kërkesën e kësaj ndërmarrje për qiradhënie potenciale të disa aseteve.

Bordi shqyrtoi situatën në ndërmarrjen shoqërore “Genci”, dhe me qëllim të kontrollit më të mirë të afarizmit të saj vendosi të përfshihet nën administrim direkt të AKP-së.

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi i Drejtorëve i AKP-së shqyrtoi Pasqyrat Vjetore Financiare të Agjencisë për Fondet në Mirëbesim dhe Pasqyrat Vjetore Financiare të Buxhetit Vjetor të Agjencisë.

Agjencia po vazhdon me privatizimin e NSh-ve dhe aseteve të tyre dhe aktualisht ka të shpallur tenderin për shitjen e aseteve përmes likuidimit nr. 24, me gjithsej 50 njësi/asete atraktive nga gjithë territori i vendit.

Ndërkaq shpejt do të shpall edhe tenderin e ri, Valën 60 të Privatizimit që do të zhvillohet përmes një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues.

Mbledhja e ardhshme e Bordit të Drejtorëve të AKP-së do të mbahet me datë 26 mars të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)