18 Nëntor 2024

AKP miratoi shpërndarjen e 12 milionë euro për 29 mijë punëtorë

Prishtinë, 11 mars - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mori sot vendimin për shpërndarjen e shumës rreth 12 milionë e 600 mijë euro për punëtorët legjitim të ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara, përfitues nga pjesa 20 % e çmimit të shitjes.

Këtë vendim, Bordi i Drejtorëve e morri bazuar në Udhëzimin e lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, ku sqarohet se me rastin e vendimmarrjes për shpërndarje të të hyrave të 20 % për punëtorët legjitim të ndërmarrjeve shoqërore nuk paraqitet si kërkesë ligjore vota unanime e tre anëtarëve ndërkombëtar të Bordit të Drejtorëve.

Agjencia, bazuar në vendimin e Bordit, do të bëjë shpërndarje 15 % të shumës totale prej 20 % për 26 mijë e 658 punëtorë të 182 ndërmarrjeve shoqërore, apo shumën rreth 8.2 milionë euro.

Ndërkaq për 2 mijë e 723 punëtorë të 13 ndërmarrjeve shoqërore do të bëhet shpërndarje 90 % të shumës së përgjithshme të 20 %-it, apo rreth 4. 4 milionë euro, në pajtim me Strategjinë  e re për shpërndarje të pjesshme të aprovuar nga Bordi i AKP-së.

Agjencia dhe Bordi ndër çështjet prioritare ka aprovimin e shpërndarjeve të 20 % të dedikuara për punëtorët e NSh-ve dhe për çdo vendim për shpërndarje të reja do ta njoftoj me kohë opinionin e gjerë publik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)