04 Nëntor 2024

AKP me performancë të rritur në aspektin financiar dhe atë administrativ

Prishtinë, 30 dhjetor - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë takim Drejtori Menaxhues i  AKP-së, z.Valon Tolaj  në kuadër të raportimit lidhur me zhvillimet dhe aktivitetet e AKP-së, informoi Bordin gjithashtu me të arriturat kryesore  të  AKP-së gjatë vitit 2019, performancën e rritur të AKP-së si në aspektin financiar ashtu edhe administrativë.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi  transaksionet nga shitja e aseteve në likuidim SHAL 53.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)