16 Janar 2025

AKP me pagat më të larta

Prishtinë, 23 nëntor - Agjencia Kosovare e Privatizimit për vitin 2013 parashikon të tehrheqë nga buxheti i shtetit një shumë prej 8 milionë euro, për paga dhe mëditje ky institucion do t’i ketë në dispozicion 3.5 milionë euro, ndërsa numri i përgjithshëm i të punësuarve në AKP është 271.

Sipas Zërit, paga mesatare mujore në AKP për vitin 2013 do të jetë 1076 euro. Pagat mujore në këtë Agjenci të pavarur janë pothuajse dyfish më të larta se sa paga mesatare në Zyrën e Presidentes, të Kryeministrisë, apo 3 fish më të larta se sa në të gjitha Komunat e Kosovës.


Sipas Raportit Vjetor të Auditimit 2011, i cili është publikuar muaj më parë nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), paga mesatare në Komunat e Kosovës është 368 euro, 451 euro në Ministritë e Qeverisë së Kosovës, 490 euro në Zyrën e Kryeministrit, 692 euro në Zyrën e Presidentit, 1543 euro në Kuvend dhe 2913 e anëtarëve të Kuvendit.

Në deklarimin zyrtar të pasurisë për këtë vit, drejtori menaxhues i AKP-së, Shkëlzen Lluka, ka deklaruar se merr mbi 45 mijë euro pagë vjetore, zëvendësja e tij, Mrika Tahiri, merr mbi 43 mijë euro në vit. Sa kjo e fundit paguhet edhe zëvendësdrejtori tjetër i AKP-së, Naim Avdiu. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)