18 Nëntor 2024

AKP kërkon ndërprerjen e grevës së punëtorëve

Prishtinë, 7 korrik -  Agjencia Kosovare e Privatizimit e vlerëson të panevojshme grevën e punëtorëve të Fabrikës së Tubave që po mbahet në qendër të Prishtinës dhe kërkon që të ndërprehet ajo.

AKP siguron punëtorët grevistë se do të respektojnë plotësisht udhëzimet e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Qeverisë e Kuvendit të Kosovës për kryerjen e pagesës së punëtorëve Fabrikës së Gypave në Ferizaj.

Sipas udhëzimeve të Dhomës së Posacme, për t’u ekzekutuar pagesat për punëtorët e NSH-së Fabrika e Gypave, sipas nenit 14.7 të ligjit të Agjencisë duhen tri vota pozitive të tre drejtorëve nga stafi ndërkombëtar, ndërkaq Bordi aktualisht ka vetëm dy drejtorë ndërkombëtar.

Megjithatë, Agjencia është duke bërë përgatitjet teknike si dhe llogaritjet e nevojshme, ashtu që posa Kuvendi i Kosovës të emëroj anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve, Agjencia do të paraqes për aprovim të Bordit kërkesat për pagesa të punëtorëve të Fabrikës së Gypave.

Menaxhmenti i Agjencisë dhe Bordi i Drejtorëve disa herë kanë pasur takime të vazhdueshme me përfaqësuesit e punëtorëve të kësaj Fabrike, të cilëve u janë dhënë shpjegimet e nevojshme për tërë procesin e likuidimit mbështetur në procedurat dhe ligjet e aplikueshme lidhur me këtë proces.

AKP kërkon edhe një herë nga punëtorët grevistë që ta ndërprejnë grevën dhe i siguron se do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe ligjore për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetutuese posa të kompletohet Bordi i Agjencisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)