AKP: Kanë mbetur edhe 56 ndërmarrje të uzurpuara
Prishtinë, 23 dhjetor - Bordi i Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP) në një konferencë për media të mabjtur sot për fundvit kanë prezantuar të arriturat, sfidat si dhe planët e Agjencionit të Privatizimit.
Kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi ka thënës ndër të arriturat e AKP-së gjatë këtoij vitit janë lirimi i objekteve të uzurpuara, shpërndarja e 20 përqindëshit si dhe rritja e inkasimit prej qirave.
Gashi, ka thënë se asetet që ndodhen jashtë Kosovës kanë filluar të trajtohen këtë vit por është zotuar që vitin që vjen do të merren më intenzivisht me këtë çështje.
Sfidat janë të shumta që na presin pasi qe ka asete të shumta që janë në proces të trajtohen dhe të shiten. Sfidat tjera që lidhen me shpronësimet.\"
\"Kemi edhe një pjesë të aseteve të cilat janë ende një pjesë fatmirësisht e vogël e aseteve që duhet të lirohen nga uzurpatoret që janë jashtë Kosovës e që ne jemi marrë gjatë 2016 . Por intenzivisht do të merrmi në 2017, ka theksuar ai.
Ndërkaq, drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari, ka thënë se përveç ndarjes së 20 përqindëshit që është bërë në shumën prej 5 .5 milion euro, AKP ka arritur të lirojë objektet e uzurpuara që prej 217 sa ishin, kanë mbetur edhe 56 prej tyre mbetet që vitin që vjen të trajtohen.
Në fund të vitit 2015 kanë qenë në një listë e publikuar 217 uzurpatorë të klasifikuar si të tillë të cilët kanë qenë në mënyrë jo ligjore duke shfrytëzuar asetet tona, përderisa tani këtë vit po përmbyllim etëm me 56 prej tyre.\"
\"Kemi marrë përsipër edhe kemi filluar si objektiv që vitin 2017 ta përmbyllim me zero uzurpator, ka pohuar Hajdari.
Kjo sipas tij ndërlidhet shumë edhe me aksionet që i AKP ka pasur për gjatë këtij viti për lirimin e aseteve të uzurpuara, edhe kjo ka nxjerrë si rezultat një ngritje të jashtëzakonshëm të inkasimit të qerasë.
\"Vetëm këtë vit kemi mbledh diku afër 3.89 milionë euro. Vetëm sa për ilustrim 12 vite të funksionimit të AKP-së prej qershorit 2002 deri në dhjetor 2014 janë inkasuar diku rreth 4.4 milionë euro, përderisa ne vetëm këtë vit kemi inkasuar 3.8 milionë euro, ka nëvizuar Hajdari.
Ndërsa sipas tij, diku mbi 17 milionë euro u janë shpërndarë kreditorëve të ndërmarrjeve shoqërore , për 117 ndërmarrje shoqërore që beson se vitin e ardhshëm kjo vlerë do të rritet.
Ai po ashtu tha se janë rreth 23 mijë kërkesa kreditore lëndë të cilat gjenden pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme. Ndërsa, Ranko Gjokiq anëtar i bordit të AKP-së, tha se ka mospajtime sa i përket çështjes së Trepçës, duke sthuar se nuk kanë gjetur pajtim tek çështja e pronës dhe statusit të Trepçës. Por që në pjesë të tjera janë pajtuar.