AKP ka filluar lirimin e pronave shqiptare të uzurpuara në veri
Mitrovicë, 2 maj - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka takuar kryeshefen Ekzekutive të Zyrës Rajonal të Agjencisë Kosovare të Pronave në Mitrovicë, Milena Gjuriq, me të cilën ka biseduar për punën dhe sfidat më të cilat po përballet kjo zyrë sa i përket lirimit të pronave të uzurpuara, si në veri ashtu edhe në jug të qytetit të Mitrovicës.
Gjuriq i tha kryetarit Bahtiri se kjo zyrë po bënë përpjekje që në kuadër të kompetencave që ka, të liroj pronat e uzurpuara të qytetarëve, kudo qofshin ato, në pjesën jugore apo veriore të qytetit të Mitrovicë, por edhe në pesë komunat tjera të këtij rajoni, e që janë:Vushtrria, Skenderaj, Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi.
Ajo tha në vazhdim se sipas evidencës që ka Zyra që e drejton, në tërë veriun e vendit janë të uzurpuara 280 prona që duhet liruar e që kryesisht janë të shqiptarëve, ndërsa në pjesën jugore të Mitrovicës dhe në Vushtrri e Skenderaj, janë 170 prona të tilla, kryesisht të serbëve.
Sipas saj, bashkëpunimi ndërmjet drejtuesve të komunave, si në veri, ashtu edhe në jug, me përfaqësuesit e AKP-së, aktualisht është I mirë dhe se po jep rezultate në lirimin e pronave të uzurpuara dhe kthimin e tyre pronarëve të ligjshëm.
Kemi pas problem për lirimin e pronave të uzurpuara, sidomos në veri, pasi që nuk e kishim mbështetjen e policisë, me arsyetim se në veri ende nuk ka siguri dhe se situate politike nuk është stabile.\"
\"Mirëpo, ky raport ka ndryshua dhe që prej para një muaji e gjysmë, policia na mbështet në lirimin e pronave, të cilat ne më pastaj ua dorëzojmë pronarëve të ligjshëm dhe me kaq përfundon puna e jonë.\"
\"Ndërsa, në pjesën jugore ka pas më pak problem të këtillë, por tash do të fillojmë edhe këtu, në ndërtesën afër stacionit të autobusëve, të bëjmë lirimin e pronave të qytetarëve, të cilët për këtë kanë bazë ligjore, pra janë pronar të ligjshëm, tha ajo.
Kryetari I Komunës, Agim Bahtiri, i tha zonjës Gjuriq se është shumë I interesuar të bashkëpunoj me Zyrën që ajo e drejton, pasi që problemet e natyrës me të cilat zyra merret, po reflektohen shumë në jetën e përditshme të qytetarëve në pjesën jugore, të cilët për zgjidhjen e tyre vazhdimisht I drejtohen komunës.
Deri tash komuna ka bërë atë që ka mundur, për tua zgjidhur problemet e strehimit, shpenzimet e shkollimit, rrymës, ujit etj, qytetarëve që janë dëbuar me dhunë nga pronat e tyre në veri, në të cilat deri tash nuk kanë mundur të kthehen.\"
\"Tash, me formimin e komunës së re në veri, komunës I është zvogëluar buxheti dhe I janë shtuar problemet tjera, kështu që është nevojë e domosdoshme që të gjithë të angazhohemi për lirimin e pronave të tyre në veri dhe krijimin e kushteve për kthim atje. Po ashtu, kjo vlen edhe për serbët që duhet të kthehen në pronat e tyre në pjesën jugore të qytetit, tha ai.