16 Janar 2025

AKP-ja të përshpejtojë procesin e privatizimit

Prishtinë, 6 mars - Kryetari i Odës ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka pritur të mërkurën kryetarin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Blerim Rexha me të cilin ka diskutuar për përshpejtimin e procesit të privatizimit.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se përveç përshpejtimit të procesit të privatizimit ai duhet të dallohet nga procesi i kaluar. “Duhet të përmirësohet imazhi i procesit në fjalë dhe mbi të gjitha perceptimi se ky proces garanton ardhmëri dhe qëndrueshmëri ekonomike e jo anarki dhe jo qëndrueshmëri ekonomike dhe sociale në Kosovë”, theksoi Gërxhaliu.

Kryetari i Bordit të AKP-së Blerim Rexha falënderoi Oden Ekonomike të Kosovës për partneritetin e dëshmuar deri me tani në procesin e privatizimit dhe për ofrimin e mundësive që dialogu dhe partneriteti të jenë qelës i suksesit të këtij procesi mjaftë të rëndësishëm për ardhmërinë e Kosovës.

Ai theksoi se duhet bashkarish të veprojmë me qëllim të kthimit të besimit në ketë proces dhe në të njëjtën kohë përmes partneritetit të jemi pjesë e promovimit të aktiviteteve të AKP-së por në të njëjtën kohë të punohet në inkurajimin e bizneseve vendore në pjesëmarrje aktive në këtë proces të rëndësishëm për ardhmërinë e Kosovës.

\"Dëshirojmë që në të ardhmen e afërte të fillojmë me takime të drejtpërdrejta për marrjen e opinioneve nga sektori privat vendor rreth strategjisë së privatizimit për ketë vite dhe besoje se komuniteti i biznesit do ta jap një kontribut të veçantë që kjo strategji të jetë e implementuar e jo vetëm dekor për sirtarë të ndryshëm\", ka pohuar ai.

Rexha tha se sfidat e këtij procesi janë të shumta por me siguri një ndër prioritetet kryesore do të jetë edhe procesi i fuqizimit të ndërmarrjes Trepça e cila për ardhmërinë e Kosovës ka rëndësi vitale.

\"Në këtë drejtim nuk duhet të anashkalohet kontributi i AKP-së në procesin e privatizimit të Brezovices në të cilin projekt apo master plane AKP- ja ka dhënë një kontribut të madh duke mos anashkaluar edhe procesin e likuidimit dhe privatizimit\", ka pohuar Rexha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)