AKP-ja shpërndan 2. 8 milionë euro për 3960 punëtorë
Prishtinë, 16 qershor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP-ja) ka realizuar shpërndarjen e një shume prej 2.8 milionë euro nga pjesa e 20 %-it të privatizimit të 28 ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre.
AKP përmes një komunikate njofton se pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-it, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre ndërmarrje shoqërore.
\"Shuma e fondeve që ka kaluar nëpër procedura të shpërndarjes kësaj radhe është 2 milionë e 861 mijë e 284 euro. Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 3960 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20%-it\", thuhet në komunikatë.
Bëhet e ditur se bartja e këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 (me ndryshime).
Ndryshe, nga fondet e 20% deri me tani Agjencia ka shpërndarë rreth 113 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 46 mijë punëtorë dhe ish-punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore.
Agjencia njofton se është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme të afërt.
Sipas listës së AKP-së, nga kompania Kosovatrans në Prizren janë 129 punëtorë që do të përfitojnë 7160 euro, nga Kualiteti në Gjilan janë 113 punëtorë që do të përfitojnë 155 mijë euro, nga Marketing eksport në Prishtinë janë 48 punëtorë që do të përfitojnë 220 mijë euro, nga Fabrika për prodhimtarinë e destinuar-Zastava në Pejë janë 128 punëtorë që do të përfitojnë 14 mijë euro, nga Artizanati në Prizren janë 35 punëtorë që do të përfitojnë mbi 10 mijë euro, nga Theranda në Prizren janë 76 punëtorë që do të përfitojnë 45 mijë euro, nga Kombinati Kosova në Lipjan 45 punëtorë që do të përfitojnë 321 mijë euro.
Nga Pasuria Bujqësore në Gjilan janë 51 punëtorë që do të përfitojnë 93 mijë euro, nga Ferma e derrave në Miradi të Epërme janë 13 punëtorë që do të përfitojnë 21 mijë euro, nga Lavërtari-Blegtori në Prishtinë janë 48 punëtorë që do të përfitojnë 5200 euro, nga Qumështorja Konzume në Prishtinë janë 35 punëtorë që do të përfitojnë 11 mijë euro, nga Kombinati Komorani në Prishtinë janë 15 punëtorë që do të përfitojnë 11 mijë euro, nga Mustafa Goga në Gjilan janë 134 punëtorë që do të përfitojnë 42 mijë euro, nga Dardania në Prizren janë 65 punëtorë që do të përfitojnë 45 mijë euro, nga Fabrika e ngjyrave Ekstra në Mitrovicë janë 51 punëtorë që do të përfitojnë 239 mijë euro, nga Fertrzans në Ferizaj janë 33 punëtorë që do të përfitojnë 41 mijë euro.
Nga Jugobanka në Mitrovicë janë 157 punëtorë që do të përfitojnë 207 mijë euro, nga Metamb në Prishtinë janë 55 punëtorë që do të përfitojnë 139 mijë euro, nga Kombinato në Bardhosh janë 46 punëtorë që do të përfitojnë 331 mijë euro, nga Malishgan në Pejë janë 129 punëtorë që do të përfitojnë 120 mijë euro, nga Ballkani në Prizren janë 1454 punëtorë që do të përfitojnë 145 mijë euro, nga Urata në Prishtinë janë 444 punëtorë që do të përfitojnë 407 mijë euro, nga Fabrika e popmpave në Pejë janë 120 punëtorë që do të përfitojnë 8 mijë euro, nga Mulliri në Fushë Kosovë është 1 punëtorë që do të përfitoë 3900 euro, nga Rilindja në Prishtinë janë 68 punëtorë që do të përfitojnë 28 mijë euro, nga Mekanizimi në Prishtinë janë 73 punëtorë që do të përfitojnë 42 mijë euro, nga NBI Suhareka janë 240 punëtorë që do të përfitojnë 121 mijë euro, nga Plantacioni në Ferizaj janë 60 punëtorë që do të përfitojnë 22 mijë euro.