AKP-ja përfitoi 22 milion euro nga shitja në valën e 45-A
0Prishtinë, 27 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit, (AKP) shtoi edhe 22 milion e 677 mijë e 289 euro në buxhetin e vetë nga shitja e ndërmarrjeve përmes valës së 45-A.
Cmimi më i lartë ishte 8 milion e 199 mijë e 999 euro, që u dha për ndërmarrjen e re Hotel Onix, Banja e Pejës dhe Ilixhe, shpk. Ndërsa çmimi më i vogël ishte 51 mijë euro për ndërmarrjen Remont Servisë.
Për privatizimin e disa ndërmarrjeve i mbeti bordit të AKP-së të vendos për shkak se kishte vetëm nga një ofertues. Në shumë ndërmarrje u paraqit vetëm një ofertues potencialë dhe oferta mbeti për rishqyrtim.
Ndërmarrja e re Fabrika e Duhanit, u shit për 482 mijë euro dhe pati vetëm 3 ofertues.
Ndërmarrje e re Zdrukthëtaria, u shit për 252 mijë euro dhe pati katër ofertues.
Ndërtesa e Administratës në Suharekë u shit për 251 mijë e 222 euro, që ishte edhe çmimi më i lartë, ndërsa çmimi më i vogël që u dha për këtë ndërmarrje ishte 122 mijë euro.
Ndërsa Hotel Onix Banja e Pejës, ofertuesi më i shtrenjtë i dha 8 milion e 199 mijë e 999 euro dhe kishte edhe dy ofertues të tjerë që dhanë çmimin njëri 7 milion dhe i fundit 5 milion e 151 mijë euro.
AKP-ja përmbylli valën e 45 A të privatizimit më 22 milion e 677 mijë e 289 euro ndërmarrje të shitura.