AKP i lë në rrugë 186 punëtorë
Prishtinë, 27 tetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve reagon ashpër kundër masave të përkohshme të Agjencionit Kosovar të Privatizimit që aplikojn kundër fabrikës së Magnezitit në Golesh .
Agim Shahini Kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit tha se me këtë vendim Agjencioni Kosovar i Privatizimit e mbylli një prodhues vendor, I ndali investimet e mëtutjeshme në këtë Fabrikë të vetmen në regjion, I largoi nga vendi I punës 186 punëtorë, I frikësoi investitorët e ardhshëm që të mos ofertojnë në Procesin e Privatizimit dhe kështu ky proces ka pasë me shumë dilema dhe vonesa që nuk kanë krijuar mundësi për investime të reja dhe punësime që aq shumë janë të kërkuara dhe të nevojshme në Kosvoë e në vecanti ka munguar edhe transparenca në këtë Agjension.
Investimet e këtij investitori kosovaro-kroate vetëm deri ne vititn 2013 kapin vlerën financiare 24 milion ndërsa në vitin 2014 edhe 4 milon të tjera që gjithsejt janë 28 milion .
Agjensioni Kosovar I Privatizimit dhe shumjë agjensione të tjera të pavarura po e shfrytëzojnë vakumin institucional dhe po marrin vendime me Bord jo të kompletuar dhe kjo është edhe një dyshim tjetër që ky agjension ka marrë një vendim ku investitorin nuk e kanë informuar fare.
Në kuadër të Programit të Javëve të Biznesit Kosovar 2014 është paralajmëruar se do të hapet një fabrikë më datë 05 nëntor 2014 e vetmja në regjion, ku do të punësohen mbi 200 punëtorë në fazën e parë, dhe prodhimi I tij është 90% për eksport.
Tash në këtë fabrikë janë të involvuar në mënyrë direkte dhe indirekte më shum se 8 shtete me investitorët e vet.
Çuditërisht gjatë takimit të sotëm ne si AKB me përfaqësuesit e AKP-së, ishim për të gjetë mundësi dhe zgjidhje për këtë investitor, përpos gadishmërisë për të biseduar me ta nuk ishin në gjendje që të bëjnë asnjë kompromis me këtë prodhues vendor I cili tentoi që me argumente zyrtare dhe miqësore të gjejnë formën dhe mënyrën mos të mbyllet kjo fabrikë, mos të largohen punëtorët nga vendi I punës, mos ë ikin këta investitorë nga Fabrika dhe Kosova, kurse të bëjnë një menaxhim dhe kontroll të përbashkët deri në vendimin e parë nga Gjykata Supreme , e cila shpresojmë që do të merrr vendim në favor të argumenteve të paraqitura nga Palët.
Investitori I fabrikës së Magnezitit Golesh z. Hysni Zogaj tha : Vendimi i sotëm është vendim mbi vendimin që është në fuqi në afat ligjor dhe për çudi sot pasi që AKP-ja merr masat e përkohshme të shoqëruara me polici kanë ardhe ne Fabrike dhe pas nje ore ne prezenc te tyre i dërgohet vendimi me vonesë, kjo është edhe një dëshmi tjetër se AKP-ja nuki ka qenë bashkëpunuese dhe nuk e ka paralajmëruar investitorin për vonesa dhe vendime që do të merr në afat ligjor
Ndërsa Bashkim Osmani, Pronar i Fabrikës Laberion tha se ndihem shumë i shqetsuar nga ky lajm që po mbyllet nje fabrike prodhuese ne Kosovë dhe më frikëson edhe mua si prodhues se cfare politkash aplikohen ne Kosove.
Suad Berisha, Pronar nga Universum tha : se 186 familje sot që mbeten ne rruge do ti ngarkohen buxhetit te shtetit si raste sociale ose do te mesyjn rrugeve te evropes per te siguara kafshaten e gojës.