AKP ftohet ne Komision idhur me çështjet e Ish- punëtoreve nga Hani i Elezit
Prishtinë, 23 shtator - Komisioni për Të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, i kryesuar nga kryetarja, Lirie Kajtazi, pikë të rendit të ditës se sotme, ishte rishikimi i Planit te punës për vitin 2016. Plani është përkrahur me disa plotësime të vogla nga anëtaret e komisionit.
Anëtaret e komisionit janë pajtuar që përfaqësuesit e bordit te AKP-së ,të japin sqarimet e veta ne mbledhjen e komisionit, lidhur më çështjen e ish- punëtorëve të Ndërmarrjes Shoqërore Sharr-Sallonit nga Hani i Elezit.
Kryetarja e komisionit zonja Kajtazi, i ka njoftuar të pranishmit se, Zyra për Qeverisje te mirë me 6 tetor, do të mbaje një konference për grupin LGBT, në temën: Pse nuk funksionojnë ligjet , duke i sugjeruar anëtaret e komisionit që të marrin pjesë në këtë takim.
Komisioni ka kërkuar informatë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore dhe komuna e Obiliqit, lidhur me problemet infrastrukturore të fshatit Hade.