AKP dhe Policia aksion për largimin e uzurpatorit të Hotel Victory
Prishtinë, 3 qershor - Agjencia Kosovare e Privatizimit, në vazhdën e aktiviteteve për lirimin e aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore nga uzurpatorët, sot ndërmori aksionin për lirimin e asetit të Ndërmarrjes Shoqërore AutoPrishtina, i njohur si Hotel Victory dhe të disa aseteve të tjera të kësaj ndërmarrjeje.
Aksioni u ndërmor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, e cila me kërkesë të AKP-së po asiston në aksione në terren sipas nenit 26 të ligjit të AKP-së.
Agjencia Kosovare e Privatizimit falënderon Policinë e Kosovës për mbështetje dhe
shpreh vendosmërinë për të vazhduar me lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Aksionet e ngjashme për lirimin e aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore do të ndërmerren edhe ditëve të ardhshme, për çka Agjencia do ta mbaj të informuar opinionin e gjerë publik.