AKP deponon para në Bankën Qendrore
Prishtinë, 1 tetor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se me vendimin e Bordit të Drejtorëve dhe pas negociatave të zhvilluara me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), ka arritur me sukses që të deponojë edhe 105 milionë e 989 mijë euro në BQK.
Shumën prej 45 milionë e 999 mijë euro AKP e ka deponuar të mërkurën, me datë 29 shtator 2010, kurse shuma tjetër 59 milionë e 989 mijë euro është deponuar të premten, me datë 1 tetor 2010.
Nga kamata prej deponimit të shumave të fundit, Fondet e Mirëbesimit do të përfitojnë 347 mijë euro.
Deri më tani AKP ka deponuar në BQK gjithsej 384 milionë e 29 mijë euro, apo 80.03 % e shumës totale të Fondeve të Mirëbesimit për periudha kohore prej 1 muaji deri në 1 vit dhe ka rritur normat e interesit mbi 10 herë nga sa ishte më parë.
Nga normat e rritura të kamatave do të shtohen Fondet e Mirëbesimit për 1 milionë e 150 mijë euro.
Nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore deri më tani në Fondet e Mirëbesimit janë grumbulluar 479.5 milionë euro.
AKP është në bisedime me drejtuesit e BQK-së për deponimin edhe të mjeteve të tjera të mbledhura nga procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe nga procesi i likuidimit.