05 Nëntor 2024

AKP bartë 43,2 milion euro në Fondin e Konsoliduar të Kosovës

Prishtinë, 30 janar - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti mbledhjen e radhës më 30 janar 2019.

Në këtë takim Bordi miratoi propozimin për transferim të “Fondeve të Mbetura” të likuidimit prej 2,2 milion euro në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës si dhe propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit prej 41 milion EUR në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës, pra në total 43,2 milion euro.

Për më tepër Bordi miratoi propozimin e listës së Shitjes së Aseteve në Likuidim Nr.45 si dhe transakcionet e Shitjes së Aseteve në Likuidim Nr.43A. 

Në këtë takim u miratuan edhe Raportet për Përcaktim të Statusit si Ndërmarrje Shoqërore për “Studentcani”, "Banka e Vojvodinës" dhe "Vijak",  ku u konstatua se këto ndërmarrje bien në kompetencë të AKP-së. Ndërsa pas shqyrtimit të Raportit për ndërmarrjen "Serbia Shume" u konstatua se kjo ndërmarrje nuk bie në kompetencë të AKP-së.
 
Në këtë mbledhje Bordi aprovoi edhe raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të  punëtorëve të  e NSH “Ereniku-Tregtia”.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi qiradhëniet e aseteve të ndërmarrjes shoqërore “Jatex” në Administrim Direkt dhe mori gjithashtu disa vendime lidhur me qiradhënie si dhe rritjen e buxhetit të disa ndërmarrjeve shoqërore ne likuidim.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)