12 Janar 2025

AKP aprovon listat për shpërndarje 20 % për tri ndermarrje

Prishtinë, 30 nëntor - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, mbajti takimin e radhës ku u morën vendime për mbarëvajtjen e procesit të privatizimit.

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi aprovoi listat e punëtorëve për shpërndarje të pjesshme të shumës 20 % për ndërmarrjen shoqërore (NSh) “Burimi-Vrellë”, Istog; për NSh “Muzeqina”, Prishtinë dhe  për NSh “Mushtishti”, Suharekë.

Poashtu, Bordi i Drejtorëve i AKP-së ka shqyrtuar transaksionet e Valës 52 të privatizimit, pastaj transaksionet e Valës 53 të privatizimit si dhe shitjet përmes metodës së likuidimit nr.10 dhe ka marrë vendimet përkatëse.

Në këtë takim, Bordi ka diskutuar edhe për NSH “Sharrprodhimi”, dhe me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së pasurisë së saj ka vendosur për futjen e kësaj NSh-je nën administrim direkt.

Në lidhje me tenderin për privatizimin e ndërmarrjes së re “Jugotermi”, AKP do të filloj procedurat për zbatimin e vendimit të Dhomës së Apelit në kuadër të Gjykatës Supreme, ndërkohë që do të iniciojë procedurën e parashtrimit të ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë kuadër, Ndërmarrja e Re “Jugotermi” është liruar nga Administrimi Direkt.

Gjithashtu, Bordi i Drejtorëve ka liruar nga kushtet e marrëveshjes së zotimeve Ndërmarrjen e Re “Kosovatex”, e privatizuar me metodën Spin-Off Special, pasi që blerësi ka përmbushur kushtet e kontratës, duke u radhitur kështu në mesin e ndërmarrjeve të suksesshme të privatizuara me Spin-Off Special.

Bordi i Drejtorëve ka diskutuar edhe për ndërmarrjet e tjera shoqërore të privatizuara me metodën Spin-Off Special, ku blerësit akoma nuk i kanë përmbushur zotimet përsa i përket investimeve dhe punësimeve dhe ka vendosur që në takimin e ardhshëm që do të mbahet pas dy jave të mbahen diskutime dhe të merren vendime për secilën ndërmarrje veç e veç, në përputhje me realizimin e marrëveshjes për zotime, gjithnjë në frymën e Ligjit të AKP-së. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)