24 Dhjetor 2024

AKK publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik

Prishtinë, 28 qershor - Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave,  Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020.

Deklarimi vjetor i pasurisë për vitin 2020 ka filluar dhe 01 mars 2021 dhe ka përfunduar më 31 mars 2021, duke respektuar udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve publike të Kosovës. Deklarim i pasurisë nga ana e subjekteve deklaruese është bërë në mënyrë elektronike.   

Paralelisht me deklarimin e  rregullt vjetor të pasurisë, me ndryshimet që kanë ndodhur në institucionet publike, gjatë këtij viti, AKK ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë  me rastin e marrjes së detyrës zyrtare  si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve.

Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjitha subjekteve deklaruese, për çdo shqetësim eventual, lidhur me vërtetësinë e informatave të publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, ose në e-mail adresën: [email protected] me qëllim të evitimit të lëshimeve të mundshme teknike që mund të kenë ndodhur gjatë procedimit të të dhënave nga formularët e deklarimit të pasurisë në regjistrat e deklarimeve të pasurisë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)