20 Nëntor 2024

AKK publikon një pjesë të regjistrave të deklarimit të pasurisë

Prishtinë, 3 qershor - Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare të Internetit regjistrat e deklarimit të pasurisë të  zyrtareve të lartë publik nga Presidenca, Kuvendi i Kosovës, Qeveria,  Agjencia kundër Korrupsionit Gjykatat e Kosovës si dhe Prokurorit, të cilët janë të përfshirë në listën e zyrtarëve të lartë publik në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Në këtë fazë,  janë publikuar regjistrat e rreth 1900 zyrtarëve të lartë publik që përfshijnë vetëm zyrtarët e  institucioneve të lartë përmendura, ndërkaq,  AKK është duke  punuar  maksimalisht që pjesa tjetër e  regjistrave të  formularëve të  deklarimit të  përfundoj dhe  të  bëhen publike brenda një periudhe sa më shpejtë që është e mundur.

Gjatë  bartjes së të dhënave që deklarohen në formularin e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik tek  regjistrat e deklarimeve,  mund të ndodhin lëshime  teknike apo formulime të gabuara  andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik qe të na njoftojnë sa ma shpejtë që është e mundur në mënyrë që të bëhen  përmirësimet dhe  për ti shmangur  paqartësitë që mund të krijohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)