19 Nëntor 2024

AKK në Asamblenë e Përgjithshme të Eurogeographics

Prishtinë, 30 shtator - Një delegacion i lartë Agjencisë Kadastrale të Kosovës, i përbërë nga Kryeshefi i saj Prof. Dr. Murat Meha, Udhëheqësi i Zyrës për Koordinimin e Projekteve Muzafer Çaka, dhe eksperti kadastral Qemajl Kadiri, është duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të “Eurogeographics”, që mbahet në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë.

Pos delegacionit të AKK-së, në Asamblenë e Përgjithshme të “Eurgeographics” marrin pjesë mbi 150 ekspertë, udhëheqës të institucioneve që mirëmbajnë kadastrën, regjistrat pronësorë dhe hartografinë në mbi 40 shtete evropiane, si dhe mysafir dhe ekspertë të ndryshëm  nga po të njëjtat fusha nga e tërë bota.

Gjatë konferencës tre ditore ekspertët do të shkëmbejnë përvojat dhe njohuritë e tyre në fushën e kadastrës dhe gjeoinformacioneve si dhe do të ndajnë vizionet e tyre për të ardhme e kësaj fushe.

Edhe AKK do të prezantohet me disa punime profesionale përmes të cilëve dot ë prezantojnë të arriturat dhe vizionin e AKK-së në fushën e mirëmbajtjes së informacioneve kadastrale, hartografisë, sistemit të unifikuar të adresave, etj.

Eurogeographics është shoqatë ndërkombëtare jo-profitabile e përbërë nga institucionet përgjegjëse për kadastër, regjistra pronësorë dhe hartografi në të gjitha shteteve e Evropës, ndërsa Republika e Kosovës është anëtare e plotfuqishme e saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)