AKK merr pjesë në Asamblenë e “Eurogeographics”
Në këtë Asamble të jashtëzakonshme e cila është duke u mbajtur në Leuven të Belgjikës pritet që të prezantohen zhvillimet dhe avancimet në administrimin e tokës në përgjithësi, dhe kadastrës e hartografisë në veçanti.
Kryefjala e aktiviteteve në këtë asamble do të bie mbi politikat e reja zhvillimore që do të rezultojnë me të dhënat të hapura, me shfrytëzimin të produkteve përmes qasjes së shpejtë dhe të saktë.
Po ashtu, në këtë Asamble është shtruar edhe kërkesa që institucionet e BE-së të harmonizojnë mes vete të gjitha bazat e të dhënave.
Prof. Dr. Murat Meha gjatë takimeve të ndryshme në këtë Asamble pritet të prezantojë të arriturat e Agjencisë në fushën e administrimit të tokës, sistemet për administrimin e kadastrës e regjistrave pronësorë, infrastrukturën shtetërorë të të dhënave hapësinore dhe harmonizimin e të dhënave hapësinore me ato të shteteve anëtare të BE-së, sfidat me të cilat Agjencia ballafaqohet si dhe vizionin e AKK për të ardhmen.
Po ashtu, duke marrë parasysh se në këtë takim pritet të marrin pjesë ekspertët me renome botërore në fushat e sipër përmendura, edhe shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave mes përfaqësuesve të shteteve të ndryshme do të jetë e interesit të veçantë për Agjencinë Kadastrale të Kosovës.