13 Janar 2025

AKK ka mbyllë rastin ndaj Zëvendëskryeministrit Pacolli

Prishtinë, 29 maj - Agjencia kundër Korrupsionit ka mbyllur rastin pa konflikt interesi për Behxhet Pacolli Zëvendëskryeministërnë Qeverinë e Republikës së Kosovës, për shkak se nuk ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë dyshimin e bazuar për ekzistimin e  konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Pas denoncimit të rastit për të cilin është dyshuar se ka pas situatë të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, me rastin e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe një Konsorciumi firmash ndërkombëtare; zyrtarit të lartë, Behxhet Pacolli, me funksion të lartë publik si Zv/Kryeministër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i ishte bërë shkresa e parë njoftuese.

Rasti në fjalë  është trajtuar sipas procedurës së paraparë ligjore, për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik (Ligji Nr. 04/L-051).

Agjencia kundër Korrupsionit lidhur me ketë rast ka siguruar dokumente të nevojshme për të nxjerr vendimin e vet për këtë situatë. Dokumentet e kërkuara, i janë ofruar Agjencisë kundër Korrupsionit e ndër to edhe një letër përcjellëse e shkruar nga vet Zavendës Kryeministri Pacolli, në të cilën ai ka deklaruar se nuk ka asnjë interes të tij privat që lidhet me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit.

Pas analizës së dokumenteve të ofruara, është konstatuar se në Memorandumet e nënshkruara në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zavendës Kryeministri Pacolli, dhe Konsorciumit të Firmave Oceanmar Services Ltd e Seagas International Ltd, me Qeverinë e Nigerisë, nuk ka asnjë lloj papajtueshmërie të funksioneve. 

Sipas dokumenteve që Agjencia kundër Korrupsionit i ka siguruar, në të gjitha këto raporte, Behxhet Pacolli ka përfaqësuar Republikën e Kosovës dhe në asnjë nga këto prova, nuk shihet se ztr.Pacolli është përfaqësues i firmave private ndërkombëtare.

Në informacionet zyrtare mbi bizneset e përmendura, shihet se ztr. Behxhet Pacolli, në to nuk ka as pjesë të pronësisë, e as nuk ushtron asnjë funksion menaxhues në to.

Kështu, në bazë të këtyre informacioneve zyrtare, Agjencia ka  konstatuar se nuk ka pas situatë të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, gjithnjë duke u bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik (Nr.04/L-051). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)