19 Nëntor 2024

AKK i rekomandon Avokatit të Popullit anulimin e një tenderi

Prishtinë, 16 tetor - Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni kërkojë nga Institucioni i Avokatit të Popullit që ti  që t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin \"Furnizim me dy Automjete të Udhëtarëve /Vetura për Nevoja të IAP-it Lot I \" në  mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

Agjencia Kundër Korrupsionit sipas detyrës zyrtare ka kërkuar nga Autoriteti Kontraktues IAP  që të jetë pjesë e monitorimit për tenderin  \"Furnizim me dy Automjete të Udhëtarëve/Vetura për Nevoja të IAP-it Lot I\" për herë të katër.

Në këtë aktivitet të prokurimit \"Dosjen e Tenderit \" e kanë tërhequr gjithsej tetë Operator Ekonomik, ndërsa \"Dosjen e Tenderit\" e kanë dorëzuar vetëm dy Operator  Ekonomik: Hyundai Auto sh.p.k dhe  Allmakes Global Services- AGS.

Autoriteti Kontraktues do të parashtroj në \"Dosjen e Tenderit\" të gjitha \"Specifikimet Teknike\" të cilat çdo tenderues duhet ti përmbush.

 Specifikimet Teknike do të përshkruajnë dhe përkufizojnë në mënyrë jo-diskriminuese karakteristikat e obligueshme të objektit të kontratës. Autoriteti Kontraktues të tregojë nëse \"Specifikimet Teknike\" të parashtruara janë obligative apo kërkesa minimale.

\"Specifikimet Teknike\" duhet të jenë të qarta, të sakta dhe precize në mënyrë që të mos paraqesin kufizime të panevojshme në mënyrë që të mos kufizohet konkurrenca. Ato duhet të përkufizohen në mënyrë që mos të krijojnë dyshime rreth natyrës së mallrave.

Agjencia konsideron  se veprimet e Autoritetit Kontraktues të cekura më lartë, bien ndesh me nenin 28 Specifikimet Teknike dhe nenin 27 Dosja e Tenderit të ligjit të Prokurimit Publik , dhe nenin 18 të Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik.  

Për shkak se  shkeljet e  tilla  nuk duhet lejuar në procedura të prokurimit, AKK rekomandon anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe të shmangen praktikat e tilla në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)