29 Prill 2024

AKK i përcjellë në prokurori mbi 200 raste të korrupsionit

Prishtinë, 18 shtator - Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit Hasan Preteni ka deklaruar se përfundimisht në Kosovë nuk do të diskutohet se si të luftohet korrupsioni, por të merren hapa konkretë në luftimin e kësaj dukurie.

Vetëm agjencia sipas tij deri më tani që nga funksionalizimi i saj, më shumë se 200 informacione i ka përcjellë në prokuroritë kompetente. Nëse në çdo informacion janë së paku 3 zyrtarë të përfshirë, atëherë del se në prokuroritë kompetente janë përcjellë nga agjencia më se 600 emra.

"Them që ka një lëvizje, ka një progres, por larg asaj që të kalojmë në kënaqësi dhe shpresoj që kjo luftë nuk do të caktohet, se do të organizohet brenda kësaj periudhe, kjo ka filluar dhe duhet të fitojë në intensitet, pa marrë parasysh cilët persona në cilin nivel po atakohen", ka theksuar ai.

Preteni me tutje ka pohuar se përpos kësaj është edhe një lajm i mirë për agjencinë pai që numri i lëndëve, të cilat i ka refuzuar Prokuroria e EULEX-it apo Prokuroria e shtetit, nuk e kalon 30 përqindëshin.

Kjo sipas tij dëshmon që zyrtarët e agjencisë e kanë marrë veten, kanë bërë një ngritje profesionale, janë duke i hetuar rastet mirë dhe është një element shumë pozitiv që 70 për qind të provave që ka arritur t’i sigurojë agjencia, janë edhe bazë për hetime penale nga prokuroria.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)