AKK heton deklarimin e pasurisë së zyrtarëve
Prishtinë, 12 qershor - Agjencia Kundër Korrupsionit nuk do ta lërë deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë vetëm në formularët e aplikimit, por ajo do të hetojë sa i takon kësaj çështje.
Institucioni ka mbledhur të gjitha potencialet e tij për të realizuar një hetim të saktë dhe për të marrë masa atje ku ka parregullsi.
Drejtori i AKK-së Hasan Preteni, ka konfirmuar se faza e hetimit ka ardhur pasi agjencia ka përfunduar procedurat për publikimin e pasurisë së deklaruar, shkruan Tribuna.
Tash pas publikimit të formularëve të pasurisë, zyrtarët tanë fillojnë analizat apo hetimet dhe në qoftë se hasim në dyshime apo gjejmë mospërputhje në deklarimin e pasurisë nëpër vite, ne i dërgojmë vetë ato raste në prokurori.\"
\"Nëse gjejmë deklarime të rrejshme ose prova që dëshmojnë se ndonjë zyrtar nuk e ka deklaruar pasurinë komplet, atëherë ne i procedojmë si vepra penale nëpër prokurori, ka thënë Preteni.