AKK hedh shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik
Prishtinë, 2 korrik - Agjencia kundër Korrupsionit organizon sot hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik bëhet Konform Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.
Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t'i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve publik që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.
Hedhja e shortit organizohet në objektin e Agjencisë kundër Korrupsionit.