07 Nëntor 2024

AKK hedh shortin për kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Prishtinë, 21 qershor - Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) organizon sot ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Bazuar në Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar,  nga ana e Agjencisë do ti  nënshtrohen 20%  e  numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore.

Por kjo nuk e nënkupton se Agjencia nuk do të merret me pjesën tjetër të listës së zyrtarëve publik aty ku ka mos përputhje konform ligjit.

Ceremonia e hedhjes së shortit organizohet në  objektet e Agjencisë nesër (e merkure) më datë 21 qershor 2017 dhe fillon në ora 10:30 Agjencia kundër Korrupsionit gjendet në rrugën” Nazim Gafurri” Nr. 31 Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)