AKK do ti kontrollojë rreth 850 formularë të deklarimit të pasurisë
Prishtinë, 7 qershor - Pasuria e deklaruar nga zyrtarët e lartë shtetërorë do të jetë nën llupën e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK).
Kjo e fundit ka bërë të ditur se do ti kontrollojë rreth 850 formularë të deklarimit të pasurisë, me çrast është thënë se do të ngrihet edhe kallëzim penal për ata zyrtarë që e kanë deklaruar rrejshëm pasurinë.
Deklarimet e pasurisë së zyrtarëve kanë treguar edhe mospërputhje mes pagave nga buxheti i Kosovës dhe i pasurisë së krijuar.
Kreu i kësaj Agjencie, Hasan Preteni, ka thënë për gazetën Zëri se pas publikimit të pasurisë është detyrë e të gjithë mekanizmave që kanë për mision luftimin e korrupsionit që të veprojnë.
Ligji për Deklarimin e Pasurisë në mënyrë specifike e ka përcaktuar se kush duhet të deklarojë pasurinë, kush është zyrtar i lartë caktohet me Nenin 3 të Ligjit për Deklarimin e Pasurisë. Emrat e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë janë publikë. Ndaj të të gjithë atyre që nuk e bëjnë këtë do të ushtrojmë kallëzime penale, ka thënë Preteni.