16 Janar 2025

AKB vitin 2012 e vlerëson si vit të lehtë të sukseseve ekonomike

Prishtinë, 27 dhjetor - Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se AKB-ja vitin 2012 e vlerëson si vit të lehtë të sukseseve ekonomike, politike dhe i një rrugëtimi të gjatë të përpjekjeve të bizneseve të Kosovës për të zhvilluar ekonominë dhe prodhimtarinë vendëse.

“Nuk mund të mburremi këtë vit se kishim shumë suksese, kur  raportet tregojnë se kemi 50 për qind më pak investime, import e më pak të hyra nga daspora dhe të gjitha këto e bëjnë që viti të mos ishte I lehtë për ekonominë e Kosovës”, tha Shahini.

Ai shtoi se kishim investime më pak tek bizneset vendëse, për arsye se politikat tregtare dhe fiskale gjatë vitit rrugtuan nga njëra ministri në tjetrën dhe nuk arritën që të reformohen kërkesat dhe politikat e rekomanduara nga AKB-ja. Këto janë penges e zhvillimit të prodhimtarisë dhe ekonomisë së Kosovës.

Kryetari i AKB-së, tha se ka premtime se viti që po vjen do të jetë i kthesave  i politikave fiskale  dhe implementimin e tyre. Politikat bankare financiare në vend ishin më të shtrenjtat në regjion, ku karakterizohen në bujqësi nga 12 deri 25 për qind. Ky interes e ka ngulfatur ekonominë kosovare dhe sipas të dhënave të AKB-së brenda vitit janë mbyllur rreth një mijë biznese, ku 25 për qind e tyre problem kishin interesin e lartë nga bankat.

Ai përmendi se informaliteti sivjet ishte 30 për qind, më shumë 35 për qind në punësim dhe kjo ka bërë që raportet e ndryshme të mos jenë shumë të besueshme për shkak se nuk kemi informata të sakta ku qëndron informaliteti   në ekonominë e vendit.  Sipas tij viti I ardhshëm të jetë edhe një vit me statistika të sakta.

Aleanca Kosovare e Bizneseve, e vlerëson anëtarësimin në Bankën për Zhvillim, edhe pse efektet e saj nuk janë parë ende, por  shpresojmë se më 2013 të nisin me efekte pozitive dhe te ulet interesi I bankave.

Kreu i AKB-së tha se Rruga e Kombit ka hapur perspektiv të re e cila të sjell shpejt nga Tirana në Prishtinë apo nga deti në Kosovë dhe koha e transportit ëshë ulur dukshëm, por kjo nuk ka arritur të rris shkëmbimet tregtare në mes dy vendeve në nivelin e dëshiruar të shqiptarëve.  Sipas tij shkëmbimet mbesin më të larta me Serbinë dhe Maqedoninë, kjo ndodh për arsye se Kosova e Shqipria ende politikat nuk i kanë të harmonizuara për rritjen ekonomike.

Ai shtoi se sivjet ka pasur drit më shumë për 30 për qind edhe pse ishte e shtrenjtë, por kërkesë ë përbashkët mbetet që më 2013 të ketë  24 orë rrymë dhe pa kushte.  

Agim Shahini, tregoi se AKB-ja ka realizuar rreth 80 vizita, takime e projekte. Ai përmendi projektin “Javët e Biznesit Kombëtar” që kanë udhëtuar në të gjitha trevat shqiptare për dhjetë muaj me prodhime kombëtare për të ngritur vetëdijen për konsum të prodhimeve kombëtare.  Vetëm 12 për qind e mbulojnë eksporitn me import dhe kjo do të mbetet një sfidë. Projekt tjetër tradicional i realizuar ishte edhe “Berza e punësimit”, nga e cila janë punësuar mbi 550 vetë. Edhe për kundër gjithë vështirësive biuzneset po I hapin dyert për punësime.  Kryetari i AKB-së shtoi se AKB-ja ka shënuar edhe suksesin tjetër anëtarësimin në Rrjetin Global  Ekonomik në Bruksel  dhe tashmë kemi të hapur edhe një derë të re ndërkombëtare.

Shahini tregoi edhe për Forumin Ekonomik i realizuar nga AKB  me më shumë se 8 shtete, ka arritur që ti sjelli më shumë se 20 investitorë të huaj në Kosovë dhe e cila i bënë komod. Promovimi i ekonomisë sivjet nuk ishte i lehtë dhe kërkon një marketing më agresiv, mbështetje më të madhe nga institucionet.  Bizneset ende mbeten me fonde të varfëruara për marketing dhe shpresojmë se nga anëtarsiimi në mekanizmat e huaja do të sjellin fonde për bizneset.

Kryetari i AKB-së tregon edhe sfidat për vitin 2013 ku ka shumë rekomandime ku Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, i cili ka nisur së funksionuari sivjet dhe ka arritur dy suksese, futja e Ligjit të Prokurimit Publik për Blerjen e Prodhimeve Vendëse, kërkes kjo e bërë nga viti 2003 nga AKB-ja.

“Kjo kërkes ishte nënshkruar atëherë nga kreu i ekzekutivit dhe ai i legjsilativit dhe vitin që vjen do të kemi ligjin. Pse është pritur kaq gjatë, ne jemi të vonuar, por më mirë vonë se asnjëherë. KKZHE-ja duhet të punoi me reforma dhe lehtësira”, tha kreu i AKB-së.

Agim Shahini, tha se edhe pse raporti i Bankës Botërore, e ka ranguar Kosovën shumë më mirë se vitin e shkuar për bërje biznesi, efektet nuk janë parë në ekonomi.

Ai përmendi edhe Këshillin  Soacial që nuk ka bërë shumë, ku një vit çdo mbledhje kanë disutuar për kontratën kolektive dhe besojmë që vitin që vjen të fuqizohet dhe ti mbroj interesat e punëkërkuesve.

“Në vitin që po vjen për të arritur sukses më të madh, duhet që Qeveria menjëherë dhe seriozisht ti merr rekomandimet e bizneseve për reforma në politikat fiskale e tregtare, bankat të ulin interesin e lartë dhe të shihet biznesi si partner dhe të zhvillohem”, tha Shahini.

Ai shtoi se informaliteti  dhe lufta ndaj saj ishte vetëm me fjalë dhe duhet veprime dhe kontroll më i rreptë. Shahini kërkoi që të bëhët fiskalizimi I të gjhitha bizneseve ku ATK-ja nuk arrit ti fiskalizoj të gjitha bizneset, ku janë fiskalizuar 17 mijë biznese e tjerat jo.

“Korrupsioni duhet luftohet si një kancer jo vetëm i shoqërisë por edhe i bizneseve.  Po ashtu edhe sistemi drejtësisë nuk ka shënuar rezultate dhe i cili duhet të jetë i paanshëm dhe jo politik”, tha Agim Shahini.

Kryetari i Aleancë Kosovare të Bizneseve tha se edhe viti 2013 nuk mund të karakterizohet me zhvillim të hovshëm ekonomik për shkak të bisedave me Serbinë. Këto do të jenë pengesë të mëdha.   Duhet seriozisht të bëjmë politika për zhvillimin e bizneseve vendëse dhe të bëhet edhe integrimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)