AKB: Viti 2014 vit i tkurjes ekonomike
Sipas përpos disa efekteve të krizës në evrozonë, një nga faktorët kryesor negativ për ekonomin e Kosovës ishte ngërqi politik i dalë pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Për shkak të mos funksionimit të institucioneve pjesa më e madhe e projekteve u shtyn për tu realizuar në 2015, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së, shtoi se ndërmarrja më e madhe publike, PTK-ja nuk u privatizua as këtë vit, pavvarësisht se shteti harxhoi miliona euro për këshilltarët e angazhuar.
Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës ka paraparë të nënshkrimin e dy marrëveshjeve ekonomike, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në dhe marrëveshjen për Tregtinë me Turqinë, me të cilën parashihej të humb buxheti afër 30 milionë euro, por këto marrëveshje nuk hyn në fuqi në mungesë të kuvendit e qeverisë.
Shahini, tregoi se për herë të parë në historinë e vendit, më 2014, qytetarët përjetuan dy herë shtrenjtim të madh të energjisë. Procesi i përzgjedhjes së kompanisë që do të ndërtonte termocentralin e ri u stërzgjat me të madhe.
Ndërkaq sektori energjetik u përball me shumë probleme për shkak të një shpërthimi që ndodhi në Kosovën A. Ky fakt ishte bërë edhe arsyeja kryesore për rritjen e çmimit të energjisë për ekonomi dhe amvisni kishte edhe peticon, por këtë nuk e muarr askush parasyesh.
Kryetari i AKB-së, tha se pak kohë pas dorëzimit të autostradës së kombit, konsorciumi i njëjtë u përzgjodh të ndërtonte edhe autostradën që lidh Kosovën me Maqedoninë. Vetëm ndërtimi i saj do ti kushtoj buxhetit 600 milionë euro, përderisa vlera e shpronësimeve ende nuk është bërë publike dhe kjo është barr tjetër që do të kenë taksapaguesit kosovare.
Ai përmendi se gjatë këtij viti përfundoi edhe procesi i regjistrimit të bujqësisë i shtyrë disa herë, kryesisht për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale. Projekti nuk arriti të përfundoj i tëri për shkak se komunat e veriut nuk pranuan të përfshiheshin në këtë proces.
Një numër i madh i mallrave u fut në rrugë ilegale e arrestime të personave dhe doganierëve ndodhën gjatë këtij viti simbolik, përderisa rrjedha e kontrabandës ende nuk mundi të ulej ashtu edhe siç pritej, tha Shahini.
Sipas të dhënave ekonomia informale ku përfshihet edhe kontrabanda vazhdon të rritet edhe këtë vite.
Sipas tij fiskalizimi u ndal një periudhe dhe me vështirësi po vazhdon rrugtimin e vet për shkak të ndërhyrjes politike e që kjo po i kushton edhe bizneseve formale edhe buxhetit. Sipas tij ATK ka krijuar pabarazi në treg me këtë gjest.
Pavarësisht planeve, qeveria nuk arriti ti finalizonte marrëveshjet për punësim sezonal të kosovarëve. Sipas të dhënave zyrtare, për çdo vit, tregut të punës i shtohen nga 25 mijë të papunë, ndërsa mbi 250 mijë të papunë janë të regjistruar në zyrat e punësimit në mbarë Kosovën. Mirëpo ky numër mund të jetë shumë më i larë, pasi që ka shumë të papunë që nuk regjistrohen në zyrat e punësimit, tha Agim Shahini.
Kryetari i AKB-së, shtoi se eksporti edhe këtë vit ka vijuar të jetë shumë i vogël në krahasim me importin. Në disa periudha të vitit ai shënoi rritje të vogël, por problemet për prodhuesit e vendit nuk përfunduan as këte vit.
Po ashtu ai përmendi kamatat e larta të kredive dhe rritjen e çmimit të shërbimeve bankare mbeti më i lart në EU. Rritja e konurrueshmërisë nuk ndodhej, këtë e thotë edhe raporti i progresit. Politika të favorshme për nxitjen e investimeve munguan. Ulje dhe heqja e tatimeve të bizneseve prodhuese nuk ndodhi. Lëvizja e lirë e bizneseve nëpër vendet e BE-së u vështirsua edhe më shumë.
Sipas tij luftimi i kontrabandës u bë vetëm me deklarata informalitet u rrite nga 35-38% sipas raporteve BB-së. Trysnia që u bëhet biznesve nga ATK-ja dhe Dogana për të mbush buxhetin u akuzua nga KE-ja dhe AKB-ja, por nuk pati shumë efekt kurës ankesat e bizneseve u rritë si asnjë vite më parë.
Ai shtoi në Agjensionin e Privatizimit, u zhvilluan shumë hetime dhe arrestime për keqpërdorim të detyrës dhe së fundi AKP-ja morri një vendim që të mbyllë disa fabrika e nder to edhe Goleshit që i la në rrugë 186 putor dhe largoj 8 investitorë ndërkombëtar nga kjo fabrik ku investuan mbi 24 milion të gjtha këto krijuan:
Tendecat e largimit masiv te kosovareve per ne Perendim u krijuar nje ndjene te humbjes se shpresese se ne kete vend do te kete zhvillim. Pamjet e largimit masiv te kosovareve jane shqetesuaese dhe kane krijuar nje shqetesim kombetar.
Investimet nga jashtë kanë rënë dhe kjo lidhet edhe me largimet masive të kosovarëve, për shkak se ata nuk shohin se Kosova do të ju ofrojë shpresë për zhvillim normal të jetës. Sot nuk kemi asnjë investitor me ndikim në Kosovë që ka investuar gjatë vitit 2014, tha Shahini.
Ai shtoi se gjuha e ashpër politike ka ndikuar poashtu në një pasiguri politike e ekonomike. Ka vazhduar izolimi i Kosoves dhe që vazhdon të mbetet njëri prej vendeve më të izoluara të botës.
Kreu i AKB-së, tregoi se vetem katër shtete e kanë njohur Kosovën gjatë vitit 2014.
Është parë një zbehje e remitancave nga diaspora. Diaspora vazhdon të mbetet një faktor zhvillimi, por vetëm në aspektin privat. Nuk ka strategji për investime nga diaspora. Ai përmendi edhe ndeshjen fudbollistike Shqipëri Serbi që ishte ngjarje e vitit që u shoqërue me shumë reagime.
Gjatë vitit është nënshkruar edh ekontrata kolektive e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2015. Po ashtu këtë vit kanë falimentuar rreth katër mijë biznese.
Koalicioni PDK-LDK, mbeti ngjarje që krijoi Qeverin, por ende nuk e dimë se cili program partiak do të realizohet për mandatin e ri, tha kryetari AKB-së Agim Shahini.
Ai i ftoi qytetarët që të festojnë me prodhime vendore dhe që kështu do i japin kontribut vendit tonë.
Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, prezentoi aktivitete e AKB-së për vitin 2014.