AKB shënoi 10 vjetorin e themelimit
Agim Shahini, kryetari AKB-së, tha se 17 shtatori i vitit 2002, është datë e themelimit të AKB-së, që atë botë mblodhi burra e gra e që kishte 32 anëtarë. Shumica nga anëtarët vinin nga bota e biznesit. Misioni do të fillonte falë vullnetit tonë dhe mbështetjes nga USAID-, RINVESTI dhe CIPE nga Vashingtoni të tjerët.
Sot kjo organizatë ka më shumë se 10 mijë e 500 anëtarë, 7 departamente të udhëhequr nga ekspertët, 5 zyra regjionale dhe nga një zyre në Itali e Zvicër. Shumë shpejt misioni jonë u bë tërheqës për institucionet e bizneset, duke u rritur me mbështetje reciproke, tha Shahini.
Ai shtoi tutje, se u bënë dhjetë vjet të punës e të përkushtimit të AKB-së për avancimin e tërsishëm të ekonomisë për krjimin e rrethanave më të favorshme biznesore në Kosovë. Sipas tij AKB-ja, ishte dhe mbeti zëri i biznesve vendëse. Shahini shtoi se AKB-ja, kaloi edhe kufijtë shtetëror duke mbërritur edhe në SHBA.
Në këtë rrugëtim gjetëm mbështetje të madhe nga institucionet. Arkitektura ekonomike dhe prodhuese e Kosovës nuk do të dukej sot kështu, po të mos ishte bashkëveprimi koherent i AKB-së, tha Agim Shahini.
Sipas tij puna e zellshme dhe profesionale bëri që AKB-ja të jetë e nderuar, e çmuar dhe e respektuar si një organizatë që ka vision ta zhvilloi ekonominë e shtetit dhe të hapë vende të reja pune për të rinjtë.
Kryetari i AKB-së, tha se janë partnerë i rëndësishëm jo vteëm i institucioneve shtetërore, por edhe i atyre prestigjioze akademike vendëse e e ndërkombëtare.
Sipas tij ky institucion për 10 vjet kaloi nëpër sfidat e kohës, duke kalitur përherë e më shumë si një organizatë më e pjekur dhe më e formësuar në qëndrime dhe manifestime.
AKB-ja organizon project kombëtare dhe rajonale duke thyer kufijtë administrative dhe politik. Kreu i AKB-së tregoi edhe për regalizimin e projekteve kapitale si Unë konsumojë prodhime vendëse po Ju, Eja regjistrohu, trajnohu dhe punësohu, Kosova shtet i artë për investime dhe shumë projekte tjera me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë me hapa më të shpejt.
AKB-ja gjatërrugëtimit dhjetë vjeqar, kontribuoi edhe në aderimin e Kosovës nëpër mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtare, tha Agim Shahini.
Kryetari i Aleancës së Biznesve të Kosovës, tha se përkundër angazhimeve të mëdha nuk kanë arritur të realizojnë disa objektiva ai përmendi zëvendësimin e konsumit të jashtëm me prodhime vendëse më shumë se 12 për qind e cia mbetet prioritet. Ai falënderoi të gjitha ata që ndihmuan në arritjen e këtyre rezultateve.
Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, tha se ndihet i lumtur që në Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane janë krijuar kushte deri diku të mira për biznes dhe avancimin ekonomik.
Jam i vetëdijshëm që rrethanat ligjore nuk janë adekuate, por megjithatë ekzistojnë disa rrethana të favorshme për zhvillimin dhe avancimin e biznesit. Standardi jetësor është mjaft i larë në kontinentin tonë, por Kosova e ka përparësinë sepse ka një numër të madh të papunëve që presin punë dhe se e kemi fuqinë më të lirë në continent, tha Jakup Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, shtoi se prodhimet e Kosovës duhet të konkurojnë edh enë tregjet e jashtme. Ai ofroi mbështetje për të gjitha grupet e interesit që duan të përmirsojnë apo formësojn igje më të favorshme për biznesin dhe prodhueti.
Krijimin e legjslacionit adekuat për të mirën e biznesit e kemi obligim dhe duke ndihmuar të gjithë prodimin vendës e ndihmojmë vetëvetën, tha kryetari Krasniqi.
Nga ana tjetër edhe Mimoza Kusari Lila, zv.kryemiistre dhe minister e Tregëtisë dhe Industrisë, tha se vendi ka kaluar nëpër një histori jot ë lehtë t zhvillimit ekonomik dhe shënimi i dhjetë vjetorit është një sukses dhe AKB-ja meriton një përkrahje shumë të madhe.
Pos shumë lehtësirave për bërie të biznesit tashmë është në procedurë edhe Pakoja Fiskale e cila do të krijoj fuqizime dhe lehtësira për prodhuesit. Të duam prodhimin tonë në mënyrë që të krijojmë një të ardhme më të mirë, tha Kusari.
Edhe Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se ndihet I kënqaur që një organizatë shënon një degadë të suksesit. Sipas tij tij të gjithë duhet të mendojnë për zhvillimin e përparimin e këtij vendi ku jetojmë. Ai kërkoi që bashkarisht të zhvilohet Kosova në të gjitha aspektet.
Më pas u ndanë mirënjohje nga AKB-ja për disa institucione e persona që kanë kontribuar për zhvuillimin e kësaj organzate.