AKB publikon koston e punës në Kosovë
Prishtinë, 28 shkurt - Aleanca Kosovare e Bizneseve në mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë bën publikimin e “Hulumtimit të Kostos së Punës 2018”.
Hulumtimi i Kostos së Punës realizohet për herë te dytë në Kosovë nga AKB. Synim kryesor i këtij Hulumtimi ka qenë që të ofrojë informacione për koston e plotë të fuqisë punëtore sipas aktiviteteve ekonomike në tërë Regjionet e Kosovës.
Hulumtimi i kostos së punës është një hulumtim i cili mat nivelin dhe strukturën e kostove të punës ose shpenzimet e përgjithshme që mbulohen nga punëdhënësit me qëllim të punësimit të stafit apo punonjësve.