17 Nëntor 2024

AKB prezanton Kosovën para dymbëdhjetë shteteve në Slloveni

Ljubljanë,  6 nëntor - Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, po qëndron në një vizitë zyrtare në Slloveni me qëllim të promovimit të vlerave ekonomike të shtetit të Kosovës.

Kjo vizitë po realizohet në kuadër të projektit tradicional: “Javët e Biznesit Kosovar”, i cili sivjet po realizohet edhe në shtete të ndryshme nëpër Evropë e gjetiu.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, në konventën  e energjisë alternative për Ballkanin Perëndimor, para përfaqësuesve nga dymbëdhjetë shtete të ndryshme të rajonit e BE-së, shpalosi pakon lidhur me mundësitë e investimeve në këtë sektor dhe sektorët tjerë në vendin tonë, me slloganin: “Kosova shtet i artë për investime”, ku dhe prezantoi potencialet ekonomike dhe legjislacionin që ofron Kosova për bërie të biznesit.

“Raporti i Bankës Botërore, ishte argument i prezentuar, i cili rendit Kosovën për  “Të bërit biznes” në shkallë shumë të mirë apo  e ka ngritur në njëmbëdhjetë vende në pozitë më lartë se në vitin paraprak dhe kjo tregon më së miri për mjedisin, reformat dhe për progresin e Kosovës”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së, i ftoi investitorët jo vetëm të këtyre shteteve, por edhe vendeve tjera që të vizitojnë Kosovën dhe të njihen më për së afërmi me potencialet dhe mundësitë që ofron Kosova për të ngritur sidomos sektorin e prodhimit dhe shërbimeve.

“Forcat e policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it janë këta bashkëqytetarë të juaj që ofrojnë për ne dhe për ju më shumë siguri se në secilin vend të rajonit”, tha kreu i AKB-së.

Agim Shahini,  përmendi edhe vështirësit e lëvizjes së lirë të qytetarëve për shkak të regjimit të vizave që Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi i vetëm në rajon që nuk e gëzon këtë të drejtë sikur qytetarët e tjerë. Ai kërkoi që bizneset të ndikojnë në institucionet e shteteve të tyre që këtë proces ta përfundojnë sa më shpejt në favor të lëvzijes së lirë të qytetarëve të Kosovës. 

Në këtë takim në Slloveni, po marrin pjesë përfaqësuesit nga Gjermania, Franca, Italia, Norevegjia, Kroacia, Serbia, Estonia, Mali i Zi, Sllovakia, Bosnja, Polonia, të cilët u fascionuan me ofertën për investime në sektorin e prodhimit në Kosovë.

Nga të pranishmit pati shumë interesime rreth gjendjes politike, mos funksionimit të institucioneve të paszgjedhjeve dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik, por edhe për politikat fiskale që ofron Kosova për investime.

Përgjigjet ishin shumë të thukta dhe kuptim plote, duke e ndarë politikën nga ekonomia dhe duke ofruar siguri për investime të huaja, por edhe siguri për lëvizjen e lirë të investistorëve të huaj në Kosovë.

Sipas Shahinit, ngërqet politike janë të pranishme edhe në vendet më demokratike në BE dhe kjo nuk pengon iniciativat e sektorit privat e sidomos atyre investitorëve që kanë projekte konkrete për investime.

Tomazh Smrkolj, nikoqir i takimit, tha se që një kohë të gjatë ka hulumtuar politikat fiskale në vendet e  Ballkanit perëndimor, por politikat e Kosovës tha se e kanë impresionuar për të ardhur e investuar atje. Kjo sipas tij ishte shumë bindës edhe për të tjerët

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)