17 Nëntor 2024

AKB: Presion jo adekuat për mbushjen e buxhetit “paguaj e ankohu”

Prishtinë, 10 dhjetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe bizneset, kanë reaguar ndaj vendimit të një anshëm të Doganave të Kosovës, për pezullimin e importeve e eksporteve të 219 subjekteve biznesore nga vendi nga 1 dhjetori i këtij viti. 

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se nga shumë biznese vendore dhe ndërkombëtare kanë marr ankesa për pezullim e bllokim të importeve dhe eksporteve nga 1 dhjetori.

“AKB-ja, vlerson  të dëmshëm një vendim të tillë të Doganës së Kosovës, kundër 219 kompanive nga sektorët të ndryshme, sipas doganës borxhet  individuale të kompanive sillen nga 500 deri në gjysmë milioni euro”, tha Shahini.

Sipas tij ky veprim rrezikon mbi 6500 punonjës, 219 kompani dhe rreth 50 kontrata me biznese të huaja me ato vendore.

“AKB-ja, bënë thirrje që gjithnjë të respektohet ligji si nga bizneset ashtu edhe nga oficerët doganor, derisa ankesat apo lëndët të shqyrtohen e vendosen nga gjykatat të mos ketë bllokime të importeve eksporteve e punës”, tha Agim Shahini.      

Kryetari i AKB-së, tha se me këtë pezullim të doganave karshi bizneseve, do të vie edhe deri tek ngritja e çmimeve të produkteve. Nga ana tjetër ky është edhe një presion jo adekuat për mbushjen e buxhetit “paguaj e ankohu”, kështu rekomandon dogana.

“Ky pezullim do të krijojë një njollë jo të hishme edhe për investitorët e huaj, sepse shumë kompani nga jashtë kanë njoftuar për këtë veprim edhe ambasadat e huaja në vendin tonë”, tha Shahini.

Kryetari AKB-së, kërkon nga Doganat e Kosovës që të presin e respektojnë vendimet e gjykatave e asesi të marrin veprime të kundërligjshme para se gjykatat të marrin vendimet e prera d.m.th askush mbi ligjin, por le të respektohen procedurat ankimore.

Sylejman Klinaku, zyrtar ligjor i AKB-së, kërkoi nga Doganat e Kosovës që të shfuqizojnë vendimin për pezullimin e importeve të subjekteve biznesore, sepse shkaktohen dëme të pariparueshme e probleme të tjera.

“Dogana të gjej mënyra tjera dhe të presin vendimet e gjykatave e bizneset të vazhdojnë me punë dhe ata që kanë borxhe ti kryejnë ato. Nuk jemi të interesuar që ti ikim tatimeve”, tha Klinaku. 


Ismet Rexhepi, pronar i komanisë Euro goma,  tregoi se nga 1 dhjetori i këtij viti nëpërmjet një njoftimi  i është pezulluar aktiviteti, kinse kjo kompani paska borxhe  të vjetra në vlerë 432 mijë euro ndaj Doganës së Kosovës.

 “Kompania ime nuk ka asnjë borxh ndaj doganave dhe ata kanë shpikur një borxh për të cilin nuk kanë argumente. Pas kësaj jam ankuar tek dogana ku kanë dhënë dy vendime të ndryshme, negative e pastaj pozitive dhe tash dogana ka pezulluar produktet tona”, tha Rexhepi

Ai hedh akuza të rënda ndaj menaxhmentit të doganave për kompromentime dhe dallavere. Euro goma është shpallur edhe si kompania numër dy në regjionin e Prishtinës dhe e cila nuk ka asnjë borxh ndaj shtetit.

“Duke parë se Dogana e Kosovës nuk përfillë procedurat ligjore dhe nuk më japin asnjë përgjigje apo argumente për një borxh që nuk ekziston, unë do të padisë në gjykatë doganën dhe dikush do të japi përgjegjësi për këto parregullësi”, tha Ismet Rexhepi.

Edhe Skender Guta, menaxher i kompanisë Beli euro fol, tha se kanë probleme me doganën tash një kohë dhe tashmë nga 1 dhjetori u ëhstë ndal import eksporti me Gjermanin.

Ai tregoi se nuk kanë kurrfarë borxhi ndaj doganave, por që ata kanë marrë vendim se kinse paskemi borxh 105 mijë euro.

“Nëse nuk merret ndonjë veprim i ligjshëm ne detyrohemi që të mbyllim fabrikën  dhe 20 punonjësit që kemi do ti lëmë pa punë dhe do të humbim import eksportin me investitorët gjerman. Ky veprim ëhstë një njollë e keqe për investitorët e huaj”, tha Guta.

Burim Piraj, pronar i fabrikës së mishrave Meka, këkron nga doganat që  të krijojnë lehtësira për bizneset e jo që të pezullojnë veprimtarinë e tyre.

Edhe Hysni Zogaj,  menaxher i minierës së Goleshit, tha se  Doganat e Kosovës janë shëndrruar në doganë private dhe nëse nuk bëhet ndonjë ndërhyrje do të jetë pasoja dhe probleme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)