13 Janar 2025

AKB premton punësimin e njëqindë të papunëve në Graçanicë

Graçanicë, 29 maj - Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka hapur projektin "Berza e Punësimit Kosova 2012" në Graçanicë, për herë të parë në këtë komunë, e për herë të katërt në Kosovë.

Ky projekt tradicional realizohet  nën patronatin e Qeverise se Kosovës dhe Ministrisë së Punës dhe Mireqenies Sociale. Motoja e saj është “Eja Informohu, Regjistrohu , Trajnohu. Eja Punësohu”.

Në këtë cermemoni u premtua se do të punësohen së paku njëqind qytetarë të kësaj komune.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se ky është një projekt i rëndësishëm për Komunën dhe qytetarët e Graçanicës. Projekti organizohet për herë të parë këtu dhe ka dy qëllime, e para ofrimi i mundësisë së punësimit për qytetarët e kësaj ane dhe e dyta punëdhënësve u ofrohet mundësia e përzgjedhjes së punonjësve adekuat në profile të caktuara.

“Me këtë ne po trgeojmë se kemi mundësi jo vetëm punësimi, por edhe integrimi në gjithë shtetin e Kosovës. Sot dhjetë kompani kanë shpallur njëqindë vende pune në këtë komunë dhe kjo është një mundësi e mirë punësimi”, tha Agim Shahini.

Kreu i AKB-së premtoi se Elkos do të punësoi 50 qytetarë, sigurimi Besa, do të punësoi 30 sosh dhe  20 punësime do të bëhen nga kompanitë tjera.  

“Biznesi nuk njeh nacionalitet, ngjyrë e fe, por  zhvillim dhe qëndrueshmëri dhe ky mision nuk do të ndalet me kaq, por do të vazhdoi edhe në të ardhmen”, tha kryetari i Aleacës së Binzneseve Agim Shahini. 

Ndërsa Marko Vujoviq, këshilltar i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm  për Komunën e Graçanicës dhe qytetarët e saj.

“Projekti ka treguar rezutate shumë të mira. Kjo do të zgjedh sa do pak problemin e papunësisë dhe do të punësohen mbi njëqind veta. Të papunët do të gjejnë punë dhe punëdhënësit do ti zgjedhin më të mirët”, tha Vujoviq.

Edhe Nebojsha Periq, këshilltar i kryetarit të  Komunës së Graçanicës, tha se realizmi i këtij projekti ka një rëndësi të veçantë.

“Është mirë që fjalët të shëndërrohen në vepra konkrete dhe të punësohen një qind persona. Duhet të ketë zhvillim ekonomik në këtë komunë, sepse  kemi edhe zona të mira biznesi”, tha Periq.

Ai shtoi se  projekti ka për qëllim për të përmirësuar jetën e qytetarëve  dhe zhvillimin ekonomik. Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Graçanicës dhe Aleancës së Biznesve të Kosovës duhet të thellohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)