AKB për herë të parë prezantoi Kosovën Samitin Ekonomik në Rumani
Bukuresht, 9 prill - Një delegacion i AKB-së, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar Ekonomik në Bukuresht të Rumanisë, të organizuar nga Elita e Industrialistëve të Rumanisë, Qendra e Biznesit të Carpathia dhe e mbështetur nga institucione e Rumanisë.
Në këtë samit ishin të pranishëm rreth 400 biznese, zyrtarë të lartë e senatorë shtetëror dhe deputetë jo vetëm nga Rumania, por edhe nga vende të ndryshme të botës. Delegacioni i AKB-së, është i pari nga Kosova që merr pjesë në një aktivitet në Rumani, pasi që ky shtet akoma nuk e ka njohur Kosovën.
Delegacioni nga Kosova, konkretisht fjalimi i kryetarit të AKB-së Agim Shahini, është pritur shumë mirë nga të pranishmit dhe nga dhjetëra folës nga e mbarë bota, ku është ndërprerë disa herë nga duartrokitjet. Pas nikoqirit, Kosova ishte e para me fjalim e prezantim me temë: Kosova mundësi e re për investime.
Po ashtu gjatë këtij samiti kanë qenë të pranishme edhe simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës. Duke parë rëndësinë e madhe të pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në samit në një shtet që se ka njohur Ministria e Punëve ë Jashtme i dha mbështetje të fuqishme delegacionit nga Kosova.
Nikoqiri i samitit, presidenti i Elitës të Industrialistëve të Rumanisë Mihai Nita, njëherësh edhe kryetar i Qendrës së Biznesit të Rumanisë, tha se për herë të parë në një samit madhështor merr pjesë edhe delegacioni nga Kosova, ku të gjithë diskutojnë rreth bërjes së biznesit në Rumani dhe thellimit të bashkëpunimit me Kosovën.
Qëllimi i këtij samiti është që të gjitha bizneset të mblidhen në Bukuresht dhe nga këto edhe rezultatet janë pozitive. Bashkimi krijon arritjen e rezultateve dhe fuqisë dhe të gjithë janë koka e biznesit. Bashkëpunimi ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, do të sjellë rezultate të dyanshme dhe se në Kosovë do të nisin investimet rumune.
Ditë më parë është ndërmarr një iniciativë shumë e rëndësishme për bashkëpunim dhe investime me Kosovën, tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe lëvizur përpara, ku kemi gjetur rrugën e ndryshimeve e pastaj edhe ato politike. Jemi pionierët e kësaj ngjarje madhore për dy shtetet, tha Nita.
Sipas tij në kuadër të realizmit të eksportit me vendet tjera, besojmë se një gjë pozitive dhe anasjelltas do të ndodh edhe me Kosovën.
Ai tregoi se janë shumë kompani të interesuara të bashkëpunojnë me Kosovën. Rumania, do të mund të eksportoj shumë produkte në Kosovë dhe anasjelltas.
Po ashtu bashkëpunimi me Kosovën do të jetë ura kryesore lidhëse ndërmjet Rumanisë dhe shteteve tjera për rreth si Shqipëria, Maqedonia, Mali i zi.
Sipas tij së shpejti do të sillen dhjetëra biznese për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit e investimeve.
Synimet janë serioze dhe do të marrin jetë dhe marrëdhëniet ekonomike do të sjellin përfitime ndërmjet dy vendeve, tha presidenti i Elitës të Industrialistëve të Rumanisë Mihai Nita, njëherësh edhe kryetar i Qendrës së Biznesit Carpathia.
Sipas tij thyerja e barrierave ekonomike do të ndikoj edhe në eliminimin e barrierave politike dhe askush nuk do të mund ti pengoj në rrugëtimin e mëtutjeshëm të zhvillimit dhe bashkëpunimit.
Ne jemi të parët që kemi hapur rrugën zyrtare të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe do të korrim rezultate tjera, tha Nita.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha para të pranishme se Kosova është një vend që ofron shumë për investitorët, e posaçërisht për një vend që nuk na ka njohuri adekuate dhe nuk e ka njohur akoma Kosovën.
Sipas tij Kosova dhe Rumania kanë shumë gjëra të përbashkëta që na kanë lidhur në të kaluarën dhe që duhet të forcohen edhe më shumë në të ardhmen dhe për atë jemi këtu.
Kosova për herë të parë po merr pjesë si shtet i barabartë me shtete tjera dhe po prezanton shtetin më të ri në një samit të këtij niveli me temën : Kosova si mundësi e re për investime.
Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të jetë edhe më i madh, ku ka mjaft fusha ku mund të eksportohet e importohet, sepse dy vendet kanë çka të ofrojnë e të blejnë. Kosova i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare dhe para se gjithash është një vend i sigurt për investime, tha kryetari i AKB-së.
Sipas Shahinit, deri më tani bashkëpunimin ekonomik nuk e ka penguar askush, por kanë munguar iniciativat e dy palëve gjë që në të ardhmen këto do të ndryshojnë në favor të bashkëpunimit ekonomik mes bizneseve kosovare dhe atyre rumune.
Agim Shahini, foli rreth mundësive të mira që ofron Kosova për bërje të biznesit, infrastrukturën ligjore, fuqinë punëtore, taksave e posaçërisht reformat e politikave tregtare që Kosova është renditur si top reformatore e vitit nga Banka Botërore.
Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë në fushat ekonomike, politike dhe diplomatike mungon dhe këto janë përpjekjet konkrete që këto të përmirësohen dhe vijnë si rrjedhojë e ndryshimit të politikës rumune ndaj Kosovës ditëve të fundit, tha Agim Shahini.
Ai shtoi se iniciativat e sektorit privat jo vetëm nga Rumunia, por gjitha shteteve janë të mirëpritura në Kosovës dhe ato do të jenë të shkëlqyera edhe me Rumaninë në periudhën e ardhshme.
Agim Shahini, e vlerësoi shumë lartë iniciativën e investitorëve rumunë për të investuar në Kosovë, kur dihet se e gjithë bota eksporton në vendin tonë, e pse të mos eksportojnë edhe bizneset rumune.
Kosova ofron mundësi shumë të mira në të gjitha aspektet për investime dhe mund të bëhen investime të mëdha, ku jemi të hapur për bashkëpunim, tha kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Ka edhe mjaft shtete e njerëz që Kosovën nuk e duan të zhvilluar, kanë tentuar ta dëmtojnë imazhin dhe kanë tentuar të krijojnë bindje jo të mirë për Kosovën, por nuk kanë mundur dhe nuk do të munden, sepse Kosova është shtet demokratik dhe liberal për të gjithë qytetarët dhe investitorët që janë dhe trajtohen barabarësish. Kosova i trajton investitorët e huaj njëjtë sikur ato vendëse. Ka vend për investime, tha kryetari i AKB-së.
Më pas fjalime kanë mbajtur dhjetëra pjesëmarrës institucional, shkencor, akademik, biznesor dhe nga fusha të ndryshme me orë të tëra nga vende të ndryshme ku dhe janë shprehur të mahnitur me potencialet e jashtëzakonshme që ofron Kosova e për të cilat nuk ishin në dijeni. Këtu u thye bindja e krijuar jo e mirë për Kosovën pasi që komunikimi i drejtpërdrejt mungonte deri më tash.
Shumë pjesëmarrës kanë shprehur gatishmërinë për investime dhe bashkëpunim më Kosovën n fusha të ndryshme dhe rezultatet do të shihen jo shumë larg ditë.