17 Maj 2024

AKB për herë të katërt realizon berzën e punësimit Kosova 2012

Prishtinë, 12 maj - Aleanca Kosovare e Bizneseve, për herë të katërt realizon  projektin “Berëza e Punësimit Kosova 2012“  nga 17 deri me 31 maj në Prishtinë, Prizren, Ferizaj Gjakovë  e Graçanicë.

Ky projekt është mbështetur nga Qeveria e Kosovës. Gjatë realizimit të projektit  do të punësohen qindra persona të interesuar.

“Eja informohu, regjistrohu, trajnohu, eja punësohu”, është slogani i “Berzës së Punësimit Kosova 2012”, nga 17-31 maj, e cila organizohet për herë të katërt nga AKB-ja dhe mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve. 

Sipas tij kjo ka për qëllim rritjen  e fluksit e të komunikimit të palëve të interesit me qëllim të uljes së pa punësisë në Kosovë, rritja ekonomia e Kosovës po tkurret bizneset po kalojnë qaste të vështira nga krizat e ndryshme, por punëkërkuesit e kanë edhe më vështirë. Kreu i AKB-së shtoi se prandaj është etike nga biznesi të hapin dyert kësaj armate të madhe të pa punë në Kosovë, punësimi është respekt për konsumatorët dhe qytetarëve të Kosovës që atë po konsumojnë produkte vendore, është humane të mbështetën skamnorët, është patriotike që sot të punësosh edhe vetëm 1 të pa punë.

“I ftoj bizneset që me pjesëmarrjen e tyre në këtë projekt tradicional të kontribuojnë me nga një punësim të ri, kurse të pa punët të regjistrohen nëpër zyrat e regjistrimit për punësim që së paku të kemi numrin e saktë të punë kërkuesve, sepse mungojnë këto statistika”, tha kryetari i AKB-së.

Agim Shahini, shtoi se Qeveria e Kosovës, duhet të hartojnë strategji për luftë kundër papunësisë dhe varfërisë në Kosovë, të hartojë politika aktive për punësim të qëndrueshëm, të hartoj politika për rritje me dinamike për ekonomi dhe investime direkte.

“Berëza e Punësimit Kosova 2012”, në  një vende do mbledhë punëdhënës-punëmarrës-qeveri dhe do të kenë mundësi të ulën për diskutime të hapura pa ndërmjetësime”, tha Shahini.

Ai tregoi edhe itinerarin e me 17 maj në Prizren, 22 maj në Gjakovë, 25 maj Ferizaj, për herë të parë me 29 maj në Graçanicë që ka për qëllim më shumë se punësim bashkë-jetes e integrim i komunitetit serb dhe të tjerë. Ndërsa me 31 maj do të mbahet në Prishtinë, por këtu nuk do të ndalemi ky projekt do vazhdoj deri me dhjetor 2012.

Deri me tani 150 kompani kanë shpreh gatishmërinë të jenë pjesëmarrëse në berz në tërë Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)