28 Prill 2025

AKB organizon forumin ndërkombëtar ekonomik në Shkup

Prishtinë, 17 prill - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në bashkëpunim me Klubin Biznesor Izraelito-Maqedon, organizon Forumin e Dytë Ndërkombëtar Ekonomik në Shkup të Maqedonisë, me temën që shteti do të paraqitet \"Kosova mundësi e re për investime\".

Sipas Shahinit në këtë forum marrin pjesë përfaqësues nga dhjetë shtete të ndryshme.  Pjesëmarrëses përveç Kosovës, janë edhe Izraeli, Maqedonia Bosnja dhe Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Mali i Zi , Austria dhe ka paralajmëruar se do të merr pjesë edhe Serbia dhe kjo do të shihet.  Në këtë forum do të jenë më shumë se 400 pjesëmarrës.

Kryetari i AKB-së, shtoi se do të paraqesin tregun e Kosovës para investitoirëve të huaj, mundësitë për investime, reformat e politikave tregtare ku Kosova ka marr  titullin si topë reformatore.

Ai përmendi edhe shumë fusha ku investitorët mund të investojnë në Kosovë.  Tregtia dhe shërbimet do të jenë një aspekt i veçantë, sepse ky sektorë është tejet i zhvilluar në Kosovë, pa lënë anash edhe sektorët tjerë.

“Kosova ofron potenciale të mëdha për investime të reja. Shitja e PTK-së tregon se në Kosovë po bëhet përmirësim i dukshëm, por ende mbetet të bëhet shumë. Duhet të promovojmë Kosovën  në gjithë botën dhe Kosova është treg i mirë dhe stabil për invetsime”, tha Agim Shahini.

Suad Berisha, pronar i universitetit Universum, tha se do të marrin pjesë në forumin, i cili është shumë i rëndësishëm dhe do të shikohen mundësitë  thellimit të bashkëpunimit edhe me institucione arsimore nga vende të ndryshme.

Ahmet Kuçi, pronar i fabrikës së këpucëve Solid, tha se marrin pjesë në forum dhe sipas tij Kosova ka nevojë të eksportoi sa më shumë prodhime në vendet tjera.

Albert Maloku, drejtor i Bordit të AKB-së, tha se  janë rreth tirdhjet biznese nga Kosova që do të marrin pjesë në forumin ndërkombëtar.  Rëndësia e këtij forumi ëshët mjaft e madhe si për shtetin ashtu edhe për bizneset. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)