AKB nënshkruan marrëveshja me ICPE-në
Lubljanë, 7 nëntor - Delegacioni i Aleancës Kosovare të Bizneseve, gjatë vizitës në Slloveni, të ftuar nga Qendra Ndërkombëtare për Promovimin e Ndërmarrësisë (Internacional Center for Promotion of Enterprise) organizatë e OKB-së e përfaqësuar nga 18 shtete me traditë mbi 40 vjeqare, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Në këtë takim pos kryetarit të AKB-së Agim Shahini dhe nikoqirit Janez Podobnik, president i ICPE-së, ishte edhe ambasadori i Kosovës në Slloveni Nexhmi Rexhepi.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se me këtë marrëveshje ekonomisë së Kosovës po i hapet edhe një kapitull i ri. Edhe përkundër kësaj bizneset e Kosovës dhe ato të Sllovenisë kanë pas bashkëpunim dhe tashmë ky është zyrtarizuar e forcuar edhe më shumë.
AKB-ja do të jetë ambasador i ICPE-së në Kosovë por edhe ICPE-ja duhet të jetë ambasador i AKB-së dhe bizneseve kosovare në këto 18 shtetet, që janë të përfaqësuar në këtë organizatë ndërkombëtare. AKB-ja dhe ICPE-ja, do të jenë zë i fuqishëm i ekonomisë dhe diplomacisë ndërkombëtare, tha Agim Shahini.
Kryetari i AKB-së, shtoi se bashkëpunimi nuk do të mungoi dhe do të organizohen takime të përbashkëta partneriteti.
Sipas tij praktikat e ICPE-së dhe shteteve anëtare të saja janë të rëndësishme për AKB dhe bizneset e Kosovës.
Janez Podobnik, president i ICPE-së, tha se punën dhe aktivitetin e AKB-së që nga viti 2009 e tutje janë duke e përcjell nga afër. Ai përmendi vitin 2011 kur AKB-ja, ishte e pranishme në një konferncë ndërkombëtare në Lubjanë, ku i fascionoi të pranishmit me paraqitjen e potencialeve ekonomike të Kosovës në këtë conference, ku ndryshoi pozitivisht qasjen e 18 shteteve të pranishme.
Nga ajo kohë AKB-ja, ka zënë një vend të veçantë në ICPE dhe është pritur momenti që të nënshkruhet kjo marrëveshje bashkëpunimi e cila u zyrtarizua sot dhe hynë në fuqi menjëherë. Kjo është e rëndësisë së veçantë, sepse nënshkruam një aktë, i cili do të ndihmon fuqimisht Kosovën në tri fusha: atë të promovimit të ndërmarrësisë, edukimit dhe të projektimeve të ekonomisë e diplomacies ndërkombëtare, tha Podobnik.
Presidenti i ICPE-së, shtoi se AKB-ja me këtë marrëveshje hapi dyert e shumë shteteve jo vetëm të Evropës, por edhe të Azisë e Afrikës dhe kjo është një e arritur e madhe për ju, AKB-në dhe Kosovën.
Edhe Nexhmi Rexhepi, ambasador i Kosovës në Slloveni e vlerësoi si shumë të rëndësishëme nënshkrimin e kësaj marrëveshje, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për iniciativa të tilla që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe avancimit të ekonomisë së Kosovës në Slloveni e vende të tjera.