AKB: Në Berzën e Punësimit janë punsuar 190 punëkërkues
Prishtinë, 19 korrik - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Ministria ne Punës dhe Mirëqenies Socaile, publikuan rezultatet e projektit Berëza e Punësimit Kosova 2013.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha se AKB-ja së bashku me MPMS-në që nga viti 2009 në mënyrë tradicionale po zhvillon këtë aktivitet me qëllim të rritjes së punësimit.
Synim sipas tij është edhe nxitja e bizneseve për punësim sa më të madh dhe të qëndrushëm, por njëkohësisht këkrohet ng apolicika për të krijuar mundësi dhe politika më të favorshme për të zhvilluar ekonominë dhe prodhuesit vendës.
\"Edhe përkundër të gjitha vështirësive, ekonomia po ecë por jo me hapa të dëshiruar edh epse me një trend pozitiv me invetsime të ndryshme.\"
Ne mburremi që kemi rritje ekonomike pozitive, por kjo nuk po shkon në drejtim për të gjeneruar vende të lira pune. Sa më shpejt të krijohen politika më të mira për favorizimin e ekonomisë së Kosovës, aq më shpejt do të kemi mundësi që të punësojmë më shumë, tha kryetari i AKB-së.
Shahini shtoi se Berëza e Punësimit, çdo vit ka pasur rezultate dhe të cilat i kanë paraprirë hulumtimeve në tërë Kosovën.
Sivjet projekti është realizuar vetëm në Prishtinë, por ku janë përfshirë të gjitha regjionet e vendit. Sipas tij sa më shumë që ndahen fonde për punësim aq më shumë do të kemi mundësi që kompanitë të gjenerojnë vende të reja pune.
Ky ishte projekti më i madhi në Kosovës sivjet që u punësuan kas shumë njerëz vetëm për një ditë edhe pse mundësit për punësim nuk janë aq të mëdha, tha Shahini.
Ai tregoi se kanë vizituar më shumë se 415 kompani për të hulumtuar vende të reja pune nga AKB-ja dhe zyrat e punësimit. Në projekt morrën pjesë rreth 70 kompani e ku 51 ishin nga Prishtina.
Nga të gjitha këto kompani janë shpallur 445 vende të reja pune, ku kanë aplikuar 494 aplikues dhe janë punësuar 190 veta dhe pritet edh epunësimi i të tjerëve.
Ai tregoi se kompanitë që kanë shpallur vemde më të mëdha janë Ston Castle nga Rahoveci, e cila ka shpallur 300 vende pune, ku nga ky projekt janë punësuar 85 veta dhe pritet punësimi i të tjerëve.
Në kompaninë Rematex nga Dragashi janë punësuar 55 veta, kurse në kompaninë Solid nga Suhareka e cila ka punësuar 11 veta dhe kompanitë tjera.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve tregoi se Prishtina si qendra më e madhe që ishin 51 kompani janë punësuar vetëm 34 vetë, ndrësa nga 7 kompani nga regjioni i Prizrenit janë punësuar 140 veta.
Në bazë të saj del se në regjionin e Prishtinës punësimi është i mbingarkuar dhe koncetrimi më i madh i punësimit. Ndërsa mundësia për tu punësuar është shumë e vogël.
Këto janë indikacione se këtu ka krizë dhe nuk janë në gjendje të mirë financiare kompanitë edhe pse invetsimet më të mëdha jën këtu. Prishtina mbetet regjioni që më së paku ka punësuar, në krahasim me fuqinë, kompanitë dhe gravitetin që ka, tha Agim Shahini.
Sipas tij edhe pse është krizë në Kosovës shumë kompani kanë shpreh gatishmënirë që të rritet numri i punonjësve në kompanitë e tyre.
Por deri sa nuk ka politika të mira për zhvillimin e sektorit të prodhimtarisë, prodhuesit mbesin në gjende të rëndë. Ende ka vende të lira pune dhe të cilat do të plotësohen në vazhdim.
Ai premtoi se projekti do të vazhdoi edhe në disa regjione të caktuara.
Behxhet Gagjiqi, këshilltar i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se është inkurajues fakti se shumë kompani kanë shfaq interesim për të punësuar një numër të madh të punëskërkuesve të cilët janë lajmëruar në Berzën e Punësimit.
Ai vlerësoi lart reaizimin e këtij projekti tashmë tradicional, duke thënë se rezultatet e punësimit janë inkurajuese.
Këshilltari i MPMS-ës, falënderoi edhe kompanitë që kanë punësuar punëkërkuesit, duke iu ofruar përkrahje atyre.
Ai tregoi se Ministria e Punës do të përkarh çdo aktivitet që ka të bëjë me punësimin e punëkërkuesve