AKB mban javën e biznesit kosovar në Pejë
Pejë, 9 dhjetor - Aleanca Kosovar e Bizneseve ( AKB) organizon sot hapjen solemne të ekspozimit te biznesit vendor në Pejë në kuadër të Projektit tradicional të Javëve të Biznesit Kosovar 2015 e cila do të mbahet në qendër të qytetit duke filluar nga ora 13:00.
Javët e Biznesit organizohen për 13 vite me radhë në Kosovë që ka qëllim kryesor të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve Kosovare, të stimulojë Bizneset vendore, të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijojë ambient të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.