16 Maj 2024

AKB kërkon që të mbahet "Java e Kosovës" në Shqipëri

Tiranë, 21 dhjetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe disa biznese nga Kosova vizituan qendrën Tregtare CityPark, në Tiranë dhe fabrikat e prodhimit të detergjentit Deka dhe vajit Olim.

 

AKB-ja dhe bizneset kërkuan mbajtjen e javës së biznesit kosovarë tek qendra City Park, gjë e cila u përkrah nga kjo e fundit.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se bizneset e dy vendeve duhet të lëvizin lirshëm si në Kosovës ashtu edhe Shqipëri edhe atë po kurrfarë tatimesh e ngarkesah dogane.

“Ne kemi gatishmëri që të ketë shkëmbime më të nëdha tregëtare ndëmjet dy vendeve, ku të dy qeveritë  duhet të bëjnë politika më të favorshme  për bizneset”, tha Agim Shahini.

Sipas tij duhet hequr qafe konsumin e  prodhimeve sllave, në mënyrë që ato prodhime të mos jenë prezente në trgeun e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Por prioritet t’i jepet prodhimeve tona që shkruajnë shqip. Prodhuesit nga Kosova dhe Shqpëria duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe në këtë mënyrë do të jenë më të fuqishme”,tha kreu I AKB-së. 

Ai gjatë vizitës që i bëri Qendrës Tregtare City Park kërkoi që t’i kushtojnë prrioritet promovimit të prodhimeve të Kosovës dhe mundësisë së konsumimit nga qytetarët. 

“E dinim se një ditë do të shemben malet e bjeshkët dhe do të ndërtohej Rruga e Kombit  dhe tash kërkojmë që të hiqen të gjitha barrierat ndaj prodhuesve të këtyre dy vendeve.

Agim Shahini, kërkoi që pë nder të 100 vjetorit të pavarësisië së Shqipërisë të mbahet  Java e Kosovës në City Park dhe e cila do të realizohet me 14 mars 2012.

Nga ana tjetër Eduart Ibrahimi, administrator, bëri prezantimin e Qendrës Tregëtare City Parkut, e cila është një qendër për të gjithë  shqiptarët jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë e viseve tjera ku jetojnë shqiptarët.

“Kjo është një vepër e rrallë, në rajon e më gjerë, ku gjenden kompanitë më të njohura dhe më cilësore për trgeun shqiptar.  City Park ëhstë hapur në dhjtor të vitit 2009. E cila ka nëj arkitektur të veqantë”, tha Eduart Ibrahimi.

Ai trgeoi se janë edhe disa projekte që do të realizohen në të ardhmen, si  ndërtimi I një mini disney, aqua parku dhe projektit të village cinema, i cili do të jetë vitin që vjen.

Arian Mene, zv. president  I AMO Group, tha se prodhojnë detergjentin Deka dhe vajin Olim që janë firmat më kualitative dhe që krenojnë e identifikojnë Shqipërinë.

Ai tregoi se kishin nisur me prodhim të këtyre prodhimeve edhe në Kosovë, por janë tërhequr për shkak të problemeve të shumta. 

Sipas tij njëri nga problemet ishte se qytetarët kërkonin qmim e jo cilësi dhe blenin prodhime sllave. 

“Në City Park, rreth 30 për qind e konsumatorëve janë nga Kosova të cilën preferojnë këtë qendër”, tha Arian Mene. 

Ai tregoi se pas kërksave nga Kosova do të organizojnë edhe një panair me 14 mars “Java e Kosovës”, ku do të ekspozohen të gjitha prodhimet dhe eksponatet nga Kosova.

Strategjia kryesore e kompanisë është që të ketë marrëveshje dhe siguri afat gjate, e jo afat shkurtëra.

Disa prodhuesëve nga Kosova, pas kërkesave për shitjen e prodhimeve në Shqipëri, arritën që prodhimet e tyre në të ardhmen t’i shesin këtu.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)