27 Dhjetor 2024

AKB kërkon që për hirë të qytetarëve të votoet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Prishtinë, 7 tetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur konferencë për medie me temë “Votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike – Çfarë janë humbjet në ekonominë e vendit dhe a ka zgjidhje që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike të miratohet të enjten nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se situata ekonomike në vend është në përkeqësim e sipër e situatës së keqësimit po i bashkangjiten edh einstitucionet e papërgjegjshme ndaj sektorit privat e qytetarëve.

Sipas tij deputetët pesë herë dështuan në miratimin e projekt Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe për ta kuptuar rëndësin e tij.

"Shpresojmë se deputetët do ti prek ndërgjegjia e vet, liderët politik se sektori privat ka nevojë për atë ligj. Bizneset janë në një situatë të rëndë dhe ky vit do të karakterizohet me humbje të mëdha", tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se humbjet në aspektin ekonomik do të jenë mbi një miliardë euro, derisa do të mbyllen mbi  5 mijë kompani dhe gjithë kjo do ti faturohet ekonomisë së vendit, spektrit ekonomik, e politik.

Ai shtoi se qeveria ka obligim për të ekzekutuar ligjet dhe duhet bëjë më shumë për ekonominë e biznesin e ndihmojnë dhe me konferenca nuk ndihmohet ekonomia, por me veprime konkrete e që qeveria po arsyetohet se nuk po i miraton kuvendit e të cilën kanë përgjegjësi para votuesve e taksapaguesve.

Sipas tij Kosova është ndër vendet e cila më së paku ka krijuar të hyra nga fondet ndërkombëtare gjatë pandemisë.

AKB-ja i bënë thirrje deputetëve që të japin përgjegjësi dhe ta votojnëprojekt Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe nuk dihet kujt po i pengon zhvillimi ekonomik e rritja e sektorit privat.

Deputetët e  e zyrtarët e shtetit po i marrin pagat e nuk po përballen me probleme.

"E ftoi Qeverinë e Kosovës të bëjë pako ekonomike dhe të inkorporoj aty në thonjza edhe rritjen e pagave të deputetëve e cila do t'i josh ata që së bashku me projekt Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe do ta votonin",  tha Shahini.

Kryetari i AKB-së tha se shteti duhet të  ndihmoi bizneset të dlain nga kriza dhe falimentimi i madh.

Nënkryetari i AKB-së Suad Berisha, vlerësoi se humbjet nga pandenia ka sjellë humbje të 17 mijë vendeve të punës e mbi 5 mijë biznese në falimentim.

"Në Kosovë ka pasur rënie deri në 11 përqind të ekonomisë dhe duhet urgjentisht të punohet për të rikthyer rritjen ekonomike", tha ai.

Sipas tij ekonomia edhe vitin tjetër do të ketë rënie ekonomike e humbje të vendeve të punës.

Edhe ai i bëri thirrje deputetëve ta voton Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe ata për dështimin e  pestë, do duhej as pagat mos ti merrnin sepse nuk i meritojnë.

Ndërkaq Jahir Morina anëtar i AKB-së, deklaroi se se problemet politike kanë ndikuar shumë në ekonominë e vendit, ku vendin tonë e ka përfshirë edh epandmeia politike.

"Pandemia ka ndikuar shumë në vend, sektori që është prekur është edhe ndërtimtaria, sektor që ka të punësuar shumë", tha ai.

Sipas tij ndërtimtaria po përballet me probleme të shumta nga pandemia dhe shtyerjet e  procedruave  nga institucionet dhe kanë krijuar një kaos të madh.

Ai kërkoi nga deputetët miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)