19 Maj 2024

AKB kërkon që Kosova të anëtarësohet në ILO

Gjenevë, 6 qershor - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, i ka dërguar një letër urimi Ryder Guy, drejtor të ri të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) me seli në Gjenevë.

“I nderuar  Ryder Guy, ishte kënaqësi për mua që u njohëm në vitin 2010 në OBT në Gjenevë, para se të vini në krye të kësaj organizate botërore. Unë si  kryetar AKB-së dhe delegacioni ynë i Kosovës në Gjenvë patëm rastin të ju njoftojmë mbi zhvillimet në Kosovë, në veçanti pretendimet tona  për anëtarësimin e vendit tim në këtë organizatë shumë të rëndësishme”, thuhet në letrën uruese të Agim Shahinit.

Kreu i AKB-së i ka uruar  zgjedhjen e Ryder Guy për  drejtor të ILO-s, duke i uruar shëndet dhe suksese në punën e tij të përditshme, me shumë  sfida  të ekonomisë së sotme në treg të punës në botë.

“Zgjedhja e juaj është një rast i mirë, që ofron Kosovën edhe më afër ILO-s me shpresë që një ditë edhe te jemi anëtare e kësaj organizate botërore”, thuhet në letrën e Agim Shahinit, kryetar i AKB-së, drejtuar drejtorit të ri Ryder Guy.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)