AKB kërkon politika më të favorshme për prodhuesit
Prishtinë, 1 qershor - Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini shprehet se jo gjithmonë ligjet kanë qenë në favor të prodhimeve vendore.
Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës u përpoqën që të ndërtojnë një partneritet me bizneset kosovare dhe të implementojnë ligjet e dala nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore. Por, jo gjithherë këto ligje kanë qenë në favor të ndërtimit të konkurrencës së rritjes së prodhimit vendor, tha Shahini në një prononcim për Radio Kosovën.
Marrëveshja e CEFTA-s, sipas kreut të AKB-së, Agim Shahini shpeshherë prodhuesit kosovarë i ka vënë në pozita jo të lakmueshme.
Kjo ka krijuar edhe probleme, duke bllokuar për një kohë të caktuar eksportimin e prodhimeve vendore në vende tjera. Prandaj, ai thotë se politikat ne biznes duhet te reformohen.