15 Janar 2025

AKB kërkoi politika më të favorshme për prodhuesit

Prishtinë, 18 tetor - “Si të zhvillohen dhe afirmohen prodhimet Kombëtare”, ishte tema e debatit të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se që nga themelimi e këtej tërë potencialin e tyre e kanë fokusuar në drejtim të zhvillimit të prodhimtarisë.

Ai shtoi se kanë arritur që importin e prodhimeve të huaja ta zvogëlojnë nga 98 për qind  në vitin 2003 në 88 për qind në këtë vit. Kjo do të thotë se deficiti tregtar është zvogëluar për 12 për qind në të mirë të prodhimtarisë dhe eksportit vendës. Kjo është arritur falë sakrificës së biznesve prodhuese.

Ekonomia e Kosovës, ishte shkatërruar rëndë gjatë luftës dhe pas saj nisi të rimëkëmbet, për të ndërtuar një treg më të rregulluar, por ende ka vështirësi. Edhe më tej mbeten disa politika jo të favorshme, ku AKB-ja ka kërkuar dhe kërkon që ato të ndryshohen në dobi të prodhuesve.

Ai shtoi se pakoja fiskale e nisur vitin që shkoi po vazhdon të krijoj lehtësira, por jo sa të kërkuara. Në Kosovë vazhdon konkurenca dhe atë nga informaliteti që vie nga veriu i Kosovës dhe kemi kërkuar dhe vazhdimisht kërkojmë nga institucionet e Kosovës që të ndalet ky informalitet që po dëmton jo vetëm ekonomin, por edhe buxhetin e Kosovës edhe prodhimtarinë vendëse. 

Kryetari i AKB-së, potencoi edhe problemet që ka sjell herë herë marrëveshja për tregti të lirë CEFTA për prodhuesit vendës, derisa ata të shteteve tjera kanë qenë më të favorizuar. Po ashtu Shahini, përmendi edhe preferencat tregatare të cilat vitin paraprak ishin ndërprerë dhe patën shkaktuar probleme.

“Gjithmonë ishim dhe jemi në mbështetje të bizneseve dhe ndryshimin e politikave fiskale në favor të tyre. Atyre shpesh u shkelen të drejtat e tyre që kërkojnë zgjidhje. Po ashtu subvencionet janë më të limituara se në shtet tjera dhe Qeveria e Kosovës, duhet të bëjë më shumë  për ndryshimin e politikave ndaj biznesit”, tha Agim Shahini.

Kryetari i Aleancës së Bizneseve të Kosovë, akuzoi edhe pushtetet lokale të cilat  jo që nuk po krijojnë lehtësira për bizneset, por  po i pengojnë ngritjen e tyre.  

Tahir Tahiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Malë të Zi, tha se projekti “Javët e Biznesit Kombëtar” ndikon për zhvillimin, prodhimin dhe konsumimin e prodhimeve shqiptare.

“Ne gëzohemi për sukseset jo vetëm të AKB-së, por edhe të gjithë Kosovës dhe nga shqiptarët e Malit të Zi presin përkrahje. Shqiptarët në Malë të Zi apo mendja më e re, po ikin nga vendi  dhe e cila ndikon në mos zhvillimin e këtyre trevave”, tha Tahiri.

Ismajl Mehmeti, udhëheqës i sektorit të akcizës nga Dogana e Kosovës, tha se gjithmonë  kanë qenë dhe janë në përkrahje të bizneseve vendëse.

Ai tregoi përkushtimin e doganierëve në zbatimin e ligjeve në mënyrën më të mirë të mundshme, sidomos ato lehtësira që janë të dobishme për prodhuesit.

Bashkim Osmani, nga Departamenti i Pijeve jo alokolike në AKB, tha se vazhdimisht kërkojnë krijimin e politikave më të favorshme për prodhuesit.

Ai tha se sektori i pijeve dihet se është mjaft i zhvilluar, por edhe me probleme. Njëri nga problemet kryesore sipas tij është akciza në vlerë prej 4.5 centë për litër, e cila është një barrë mjaft e rëndë për prodhuesit.

“Asnjëherë nuk kemi gjetur përkrahje nga institucionet për lirimin e akcizës. Rreth 98 për qind të pijeve të shitura ngarkohen me këtë akcizë dhe jemi të vetmit në regjion që paguajmë”, tha Osmani.

Sipas tij ky veprim shuan bizneset, rrit informalitetin, është ndëshkim për bizneset, humb tregun, tërheq nga mjetet e kompanive shuma të konsiderueshme të parave, i bënë kompanitë jo likuide.

Ky veprim bënë stagnimin e zhillimit ekonomik, është në kundërshtim me konceptin e zhvillimit. Sipas tij ky veprim nuk ka bazë logjike dhe nuk i shërben në asnjë mënyrë askujt në gjithë ekonominë.

“Organet  kompetente nuk duhet të veprojnë në këtë bazë, por duhet të krijojnë kushte për zhvillim dhe të stimulojnë  zhvillimin ekonomik”, tha Bashkim Osmani.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)