15 Janar 2025

AKB ka përmbyllur me sukses “Javët e Biznesit Kombëtar në Kosovë”

Prishtinë, 20 tetor - Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka përmbyllur me sukses aktivitetet “Javët se Biznesit Kombëtar në Kosovë”. Projekti në vendin tonë u përmbyll me “Darkën e Lamës” në kuadër të përfundimit të korrjeshirjës së lulediellit. Kjo kulturë po vazhdon të kultivohet përsëri pas më shumë se 25 viteve që ishte ndërprer në Kosovë. Rikultivimi i lulediellit pas më shumë se dy degadave po vazhdon të përkrahet nga  Fabrika e Vajit Intercompany nga Besiana.

Në "Darkën e Lamës", ishin të pranishëm personalitete shtetërore, përfaqësues të donatorëve,  biznesmen të fuqishëm nga vendi dhe rajoni, fermerë, koperant të lulediellit nga gjitha nacionalitetet si dhe përfaqësues të shoqërisë civile etj.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se me sukses po përmbyllin projektin “Javët e Biznesit kombëtar në Kosovë”, e cila  ka nisur që nga 12 shkurti dhe po vazhdon rrugëtimin në të gjitha trevat shqiptare në pesë shtete, Kosovës, Shqipëri, Maqedoni, Malë të Zi dhe Luginë të Preshevës dhe se projekti do të përmbyllet me 28 nëntor.

“Ky projekt kombëtar, është njëri ndër më të fuqishmit të realizuar ndonjëherë në trevat shqiptare, ku janë kapërcyer  e shkelur trevat e pesë shteteve ku jetojnë shqiptarët. Prodhimet kombëtare janë ato që sjellin zhvillimin e kombit dhe miliardat e eksportuar jashtë duhet të mbeten në trevat shqiptare, kjo ndodh vetëm duke konsumuar prodhiet kombëtare”, tha Agim Shahini.  

Kryetari i AKB-së. tregoi se Kosova ka pasurit nëntokësore më të shumta në rajon e më gjerë. Po ashtu vendi ka edhe fuqinë punëotre më të re dhe më të mirën për punë që të tjerët na  kanë zili. Ai shtoi se AKB-ja po bënë të pamundurën për zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës. .

“Kjo rrugë e suksesit nuk është e lehtë kur dihet se në Kosovë ka konkurrencë shpesh jo të drejtë, politika investuese të shtrenjta, por edhe politika të zhvillimit jo të konkurrueshme sa duhet”,tha Agim Shahini.

Sipas tij projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”është bërë tradicional në rrugëtimin e vet nga viti 2003 ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerave ekonomike të Kosovës dhe nxitjen e zhvillimit të sektorit privat. Javët e Biznesit Kombëtar është një nismë e Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe organizatave simotra të saj në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, dhe Luginën e Preshevës që synon rritjen e vetëdijes së popullatës mbarëshqiptare për të konsumuar mallra cilësorë që mbajnë vulat si prodhim vendor dhe jo i importuar nga vende të huaja.

Kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve,  ka përgëzuar fabrikën e Vajit Intercompany që ka punësuar qindra fermerë,  e të cilët po kultivojnë me shumë sukses lulediellin. Sipas tij kjo kulturë ishte harruar për plotë 25 vjet dhe tash kultivimi i saj po ndodh falë  ndërtimit të fabrikës e cila pos që ndihmon fermerët me farëra, ajo edhe mbledh dhe përpunon nga farëta e lulediellit dhe krijon vajin për ushqim.

Më pas Fatmir Sejdiu, ish presidenti i Kosovës, projektin kombëtar të biznesit, e  cilësoi  të rëndësishëm, Ai po ashtu  përgëzoi edhe fabrikën e vajit, e cila po ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai shtoi se Kosova bënë pjesë në një zonë të ndjeshme, duke këshilluar për kualitet sa më të madh.

“Unë nuk jam më në institucione  dhe nuk mund të ju ndihmoi, por mund të ju përkrah moralisht dhe institucionet duhet të bëjnë më shumë për prodhuesit vendës dhe AKB-ja po bënë qmos që tu dal në ndihmë biznesit”, tha Fatmir Sejdiu  Sipas tij është pjesa e infrastrukturës ligjore që çdo shtet e bënë në politikat nacionale e duhet ta bëjë edhe Kosova, por është edhe kualiteti.  

 Ish presidenti i vendit shtoi se  duhet bërë diçka për të minimizuar  konkurrencën e madhe që mund të kemi. Prodhuesit mund të bëjmë kualitet më të lartë.  Nëse  prodhimet vendëse depërtojnë,  sigurisht që ai që e konsumon edhe prodhimin vendës do të thotë ky është më i mirë sesa tjetri.

Ramadan Hasani,  zv. ministri i Zhvillimit Ekonomik, tha se projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”, ka shënuar progress të madh jo vetëmnë vetëdijësimin, por edhe në konsumimin e prodhimeve kombëtare.

“Inkurajoi të gjithë prodhuesit e vendit që të mos ndalenme kaq, port ë përballen me sifdat e reja dhe të zhvillojnë edhe më fuqishëm bizneset e tyre. Institucionet tona po prijojn politika të favorshme për biznesin vendës dhe ato nuk do të ndalen, duke krijuar edhe më shumë lehtësira  për prodhuesit”, tha zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik.

Ramadan Hasani, shtoi se po vazhdon të rritet vetëdija për konsumin e prodhimeve kombëtare,  por edhe  qytetarët janë të hendikepuar e të cilët  nuk e kanë  ende nivelin e vetëdijes se çka do të thotë të konsumosh prodhimet kombëtare.   Ai shtoi se të konsumosh prodhime kombëtare do të thotë të ndihmosh e zhvillosh ekonominë, të  përmirësosh standardet e jetës së qytetarëve.

“Dëshirën e kemi për të konsumuar prodhime kombëtare, por nuk mund ta realizojmë duke konsumuar ato të importuara dhe  duke eksportuar para të gatshme  jashtë vendit, E mira së mirës do të ishte sikur ta bëjmë të kundërtën, që të eksportojmë prodhimet kosovare  e të importojmë para”, tha zv.ministri Hasani.  Ai përgëzoi edh efabrikën e vajit për sukseset e mira.

Edhe kryetariiI Preshevës dhe  i Bujanovcit kanë  vlerësuar lartë ecurinë e realzimit të projektit kombëtar, duke premtuar se me 31 tetor  prodhimesit kombëtar shqiptar do të  ekspozojnë prodhimet në Luginën e Preshevës me sukses dhe pa pengesa.

Sylejman Konushevci, pronar i Fabrikës së Vajit Intercompany, tha se  pas 25 vjetësh kanë arritur që përsëri  tokat e Kosovës ti mbjellin më lule dielli. Përfitimi nga kjo është jo vetëm për fabrikën qindra fermerë, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.  

“Nisem me pak fermerë e mbjellje luledielli, e sivjet kemi shënuar rezultate e  qindra fermerë  edhe pse  sivjet  tahtësirat po vazhdojnë të jenë të mëdha.  Falënderimi shkon tek fermerët që me kontributin e tyre ndikuan që të arrihen rezultate”, tha Konushevci.  

Më pas jo vetëm fermerëve më të dalluar, por edhe personaliteteve dhe atyre që kanë ndihmuar  në zhvillimin e kësaj kulture, iu ndan shpërblimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)