29 Prill 2024

AKB-ja me hulumtim për nevojat e tregut të punës

Prishtinë, 19 prill -Aleanca Kosovare e Bizneseve, publikoi hulumtimin “Nevojat e tregut të Punës” për vitin 2011-2012 dhe të mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ishte që të ofrojë, informacione për tregun e punës për vitin 2011-2012. Sipas aktiviteteve ekonomike në tërë regjionet e Kosovës, përmes këtij hulumtimi është arritur që të ketë informacione për tregun e punës, paga mesatare, Ligji i Punës si dhe zbatimi i tij në Kosovë.

 

Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, tha se hulumti I I nevojave të tregut të punës është studimi i dytë i fushës së njëjtë  që kanë publikuar. Sipas tij synimi kryesor i të cilit është identifikimi i nevojave në tregun e punës. “Tregu i punës paraqet sfidën më të madhe në ekonomi, prnadaj si I tillë duhet të hulumtohen e studijohen fushat e caktuara me interest ë veçantë”, tha kryetari i AKB-së.  

 

Sipas tij këto fusha janë shumë të rëndësishme e të cilat në një far forme karakterizohen me zbutjen e problemeve  sociale, avancimin e shërbimeve koantitative dhe kaulitative për punëkërkuesit në Kosovë.  Po ashtu krijimin e kushteve dhe mundësive për punësim dhe aftësime profesionale, conform nevojave të tregut të punës.

 

“Tregu i punës kërkon studim të veçantë dhe të përvitshëm, sepse është ë një process të përhershëm të zhvillimit dhe të ndyrshimeve të shpejt”, tha Agim Shahini. Ai shtoi se tregu i punës karkterizohet me ndryshime të mëdha e të cilat reflektohen me masë të madhe sidomos tek të punësuarit dhe të papunët.  Punëdhënësit në këtë studim duhet të jenë pjesë e kontributit professional dhe shkencor.

 

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe MInistria e PUnës në bashkëpunime edhe me partnerë të tjerë vendës dhe ndërkombëtar, kanë bërë  përpjekje të vazhdueshme që tregu i punës të jetë në koherencë me nevojat. Kërkesa për forcën e punës, duhet ti adresohet akterëve tjerë relevantë të cilët kanë mundësi reale për ngritjen e njohurive dhe aftësive të tyre.

 

AKB-ja dhe MPMS-ja  kanë bashkërenduar aktivitetet për zhvillimin e këtij hulumtimi duke e ndarë këtë studim në disa pjesë, mirëpo vemendje e veçantë i është kushtuar vendeve të lira të punës , sipas profesioneve, punësimit, ngritjes së aftësimit profesional pagën mesatare dhe kushteve të punësimit.

 

“Qëllimi i këtij hulumtimi është që në vazhdimësi të kemi evidence nga tregu I punës në mënyrë që hartimi I politikave  të punësimit të jetë në harmoni me kërkesat e tregut”, tha kryetari I AKB-së Agim SHahini. Sipas tij informacioni mbetet resursi më I rëndësishëm, prnadaj studime të tilla ndihmojnë të gjithë aktorët e tregut të punës sidomos marrësit e vendimeve.  Qëllimi I hulumtimt ishte mbledhja e të dhënave për gjendjen aktuale të tregut të punës, nevojat për resurset njerëzore, sfidat dhe vështirësit në procesin e zhvillimit, planet , drejtimet, orientimet dhe distribuimi i këtyre informacioneve. Më pas u dha analiza e hulumtimit e zhvilluar në tërë vendin. U dhanë përfundimet dhe rekomandimet që duhet të zbatohen nga inztitucionet vendimarrëse në përmirësimin e të gjeturave.

 

Nga ana tjetër Nenad Rashiq, ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se hulumtimi i “Nevojave të tregut të punës”, konkretisht analiza dhe rekomandimet janë identifikim i mirë për sfida me të cilat ballafaqohen qytetarët. Këto do të merren parasysh nga institucionet dhe qeveria e cila e vetmuar nuk mund të bëjë asgjë, por me ndihmen e rekomandimeve dhe gjetjet nga të tjerët”, tha ministri i Punës.

 

Minitri Nenad Rashiq, shtoi se si qeveri krijojnë kushte të mira për investitorët dhe për zhvillimn ekonomik të vendit.  Këto brenga të nxjerrura nga hulumtimi, janë edhe bring e Ministrisë së Punës, ku punësimet pa konrata që llogaritet të jenë mbi 15 për qind  janë sfiduese dhe të cilat janë fakte të freskëta. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se nuk kanë për qëllim gjobitjen e bizneseve, por zbatimin e ligjit. Ai foli edhe për të gjeturat tjera  e të cilat do të mundohen ti qesin në binarët e duhur.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)