15 Nëntor 2024

AKB-ja mbështet investimet në Luginën e Preshevës

Preshevë, 28 janar - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë, në kuadër të “Javëve të Biznesit Kombëtar”, po prompovojnë trojet shqiptare si potenciale atraktiv për investime të huaja.

Në këtë drejtim është organizuar për herë të parë Forumi Zhvillimor Ekonomik Lokal për Medvegj, Bujanoc dhe Preshevë, me qëllim të zhvillimit të kësaj ane, ku në bashkëpunim me kompanin General nga Zvicra janë sjellur investitorë italianë që do të investojnë rreth 10 milionë euro në këtë anë e cila nga qytetarët thuhet se ka mbetur pa mbështetjet të Kosovës dher Shqipërisë. 

Investimet pritet të bëhen në energji, bujqësi dhe hoteleri e tjera.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Dhomës Kombëtare të Tregtisë, tha se trojet shqiptare janë potencial tepër atraktiv dhe interesant për investitorët e huaj. Por sipas tij këto potenciale duhet të promovohen edhe më shumë, sepse aty ku jetojnë shqiptarët ka edhe stabilitet ekonomik e politik.

“Investimet në Luginë, kanë rëndësi të madhe dhe këto pesë projekte në vlerë rrethë dhjetë milionë euro që po parashihet të nisin nga italianët e investitorë të tjerë do të ndikojnë fuqishëm në zhvillimin e këtyre trevave, do të ngrisin mirëqenien e qytetarëve dhe do të ndalin shpërnguljet e shqiptarëve”, tha Shahini.

Ai tha se AKB-ja mbështet jo vetëm këto investime, por edhe të tjerat që pritet të bëhen në Luginën e Preshevës. Sipas tij politika duhet ndarë nga eknomia dhe e cila duhet të zhvillohet.

Ai kërkoi nga institucionet që duhet ngritur edhe nivelin e përgjegjësisë, sepse këtë e kanë obligim ligjor sipas kushtetutës. Është edhe obligim shtes ndaj votuesve që qeveritarët e Kosovës dhe Shqipërisë ua kanë premtuar votuesve të vet.

“Ky forum bashkoi rreth 100 pjesëmarrës nga të gjitha trojet ku jetojnë dhe veprojnë dhe kjo është një mundësi e mirë që diaspora jonë tashmë ka kthyer kokën nga vendlindja për të investuar, zhvilluar e mos lejuar braktisjen e trojeve etnike”, tha Agim Shahini.

Xhelal Mehmeti, ish-kryetar i Fondit Humanitar për Kosovën Lindore, tha se ky forum është bërë më qëllim të nxitjes dhe zhvillimit më të fuqishëm eknomik të kësaj ane.  Të gjithë duhet të punojnë për nxitjen e zhvillimit eknomik lokal të shpejt dhe të qëndrueshëm të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës.

“Me një zhvillim ekonomik të mirëfilltë, do të mundësohet që edhe qytetarët e shpërngrulur të kësaj ane të kthehen e punojnë e jetojnë në vendlijte e tyre”, tha Mehmeti.

Sipas tij investitorët janë këtu të cilët janë të interesuar që të investojnë në disa fusha dhe pritet që shpejt të nisin invetsimet konkrete. Ai tregoi se po lobojnë gjithë andej vendeve që të sjellin investitorë të huaj në Medvegj, Bujanoc e Preshevë.

Luigji Nardone, investotor Italian, tha se kanë ardhur këtu për të shikuar potencialet që ofrojnë këto anë  ënë mënyrë që të invetsojnë në lëmi të caktuara dhe të punësojnë qytetarët e kësaj ane.  Si mundësi të mirë invetsimi përmendi reciklimin e mbeturinave, prodhimin e peletit, ujit, qumshtit, çokolatave, mbjelljen e kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verërave, energjisë së ripërtritshme e tjera.

Ai premtoi se një pjesë të investimeve do t’ia dedikojnë edhe Fondit Humanitar për Kosovën Lindore, për ndërtimin e shtëpive.

Brushi Raul, investor italian, tha, janë pesë projekte që do të sjellin përfitime të mëdha edhe për popullatën e kësaj ane dhe të cilat pritet të implementohen në vazhdim, në fushën e bujqësisë, gastronomisë, energjisë e tjera.

Riza Halimi, deputet ngë Kuvendine Serbisë, vlerësoi lartë interesimin e investitorëve të huaj në këto treva, nga të cilat  pritet të ketë zhvillim të qëndrueshëm eknomik dhe punësim të qytetarëve.  Sipas tij Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, duhet që ta mbështesin Luginën në zhvillimin e saj.

Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë, tha se secili qytetar duhet të mbështes fuqishëm iniciativat e tilla për zhvillimin e Medvegjës, Bujanocit e Preshevës, e cila anë është e diskriminuar nga shteti serb.  Jo vetëm Shqipëria, por edhe Kosova duhet që të japin mbështetje edhe më të madhe, sea kanë dhënë deri tash.

Sipas tij diaspora është një burim I çmuar për zhvillimin e këtyre trevave dhe të cilat duhet të mbeten prioritet nga të gjithë.              

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)