19 Maj 2024

AKB-ja mbajti panairin “Javët e Biznesit Kombëtar” në Prizren

Prizren, 10 qershor - Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe në kuadër të 134 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në këtë qytetet sot është mbajtur edhe panairi “Javët e Biznesit Kombëtar”, i organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve të Kosovës.

Disa kompani prodhuese nga vise të ndryshme të Kosovës, kanë ekspozuar paraditën e së dieles prodhimet e tyre në Shadërvan. Prodhuesit ofruan prodhime cilësore për konsumatorët gjatë këtij promovimi rajonal.

Ky projekt  me panaire do të mbahet në të gjitha trevat shqiptare. Pos në Kosovë, prodhimet shqiptare do të promovohen edhe Shqipëri, Maqedoni, Kosovë Lindore e Malë të Zi. Qëllimi i “Javëve të Biznesit Kombëtar”  është zgjerimi rajonal dhe konsumimi nga shqiptarët i prodhimeve shqiptare. Moto kryesore e projektit kombëtar “Javët e Biznesit Kombëtar”, është festo 100 vjetorin e pavarësisë me prodhime shqiptare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)