07 Nëntor 2024

AKB e BSPK pajtohen për pagën minimale në Kosovë

Prishtinë, 8 nëntor - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini sot ka pritur në takim Avni Ajdini, Kryetarin e Sindikatave të Bashkuara të Kosovës-BSPK  me një delegacion me të cilin diskutuan për rritjen e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve të rëndësishme Punëdhënës – Punëmarrës.

Shahini duku i uruar suksese Kryetarit të ri Avni Ajdini në këtë detyrë të re i tha se është sfidë e madhe të jesh Kryesindikalist në Kosovë, kur merret parasysh se pozita  e punëtorëve sipas sindikalistëve nuk është  e mire dhe për këtë ne bashkërisht duhet të rrisim dialogun ndërinstitucional edhe në Këshillin Ekonomiko- Social për të përmirësuar pozitën edhe të punëdhënësve edhe të punëmarrësve.

E kaluara e këtyre dy institucioneve ka qenë në nivel të duhur, por kjo duhet të rritet edhe më shumë në mënyrë që të rritet besueshmëria e ndërsjellë dhe në këtë mënyrë të ndërtohen politikat më të qëndrueshme dhe reale sipas tregut të Punës në Kosovë.

 Shahini diskutoi për sfidat e përbashkëta që janë: Paga Minimale në Kosovë ku e informoi se AKB ka realizuar një hulumtim rreth  kësaj pike të ndjeshme dhe do të propozon së shpejti një modalitet i bazuar ne Ligjet aktuale, ne situatën ekonomike ne vend dhe rritjen e konsumit të përgjithshëm, për  ndryshim plotësimin e Ligjit te Punës dhe zbatimi i tij, Informaliteti në punësim, sigurimet shëndetësore si dhe Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive.

Avni Ajdini, Kryetar i BSPK-së tha se bashkëpunimi i jonë nuk do të mungoj në asnjë fushë dhe ne jemi të gatshëm në çdo kohë të përballemi me sfida duke dhënë kontributin tone ne zgjidhjen e tyre. Ai na informoi për së afërmi për organizmin e ri sindikal dhe përfshirjen e gjitha federatave sindikale ku tani BSPK vepron si organizatë gjithëpërfshirëse.

"Pajtohemi që paga minimale duhet të diskutohet ne nivel të Këshillit Ekonomiko – Social me të gjithë partnerët dhe te gjejmë modalitetin sipas ligjeve tona dhe rritjes ekonomike ne vend dhe janë pajtuar të gjithë se kategorizimi i pagës minimale sipas moshës është diskriminim."

"Infomaliteti e keqëson pozitën e punëtorit në Kosovë dhe këtë duhet ta luftojmë bashkërisht."

"Ligji i Punës dhe zbatueshmeria e tij është përgjegjësi e të gjithëve por mbikëqyrjen e zbatueshmerise së tij e ka përgjegjës inspektorati i Tregut te punës ne kuadër te Ministrisë se Punës dhe për te qene efikas duhet të rritet edhe vetëdija Punëdhënës- Punëmarrës.", ka theksuar Ajdini

AKB dhe BSPK u dakorduan që të kenë takime të rregullta për të rritur dialogun dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)